KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë
Politikë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Kosova News
Kosova News 12:56 -27/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, tha se sipas vlerësimeve të institucioneve të sigurisë, Serbia po përpiqet ta bëjë sa më masive festën e Vidovdanit në Kosovë, përmes organizimeve të ndryshme, transmeton KosovaNews.

“Sipas informacioneve të sigurisë, nesër, kur serbët shënojnë Vidovdanin, janë organizuar grupe të shumta nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina për të ardhur në Kosovë. Tradicionalisht, këto grupe kanë qenë provokuese, duke bartur simbole nacionaliste serbe dhe ruse, që bien ndesh me vlerat demokratike evropiane,” tha Kurti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, e në veçanti komunitetit serb, që të mos lejojnë të keqpërdoren për qëllime politike.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të mos bien pre e asnjë provokimi në ditën e nesërme. Tubimet për Vidovdanin duhet të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe jo të shfrytëzohen për instrumentalizim politik nga Beogradi, i cili po tenton të eksportojë krizën e vet të brendshme politike në Kosovë, për t’u paraqitur më pas si mbrojtës i interesave kombëtare,” theksoi ai.

Kurti komentoi edhe zhvillimet ndërkombëtare, duke përmendur Samitin e NATO-s në Hagë, ku – siç tha – është përshëndetur rritja e buxheteve për mbrojtje.

“Ne jemi të palëkundur në synimin tonë për anëtarësim në NATO. Sot, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i shtuam edhe 350 rekrutë të rinj,” deklaroi Kurti.

Ai theksoi se nuk do të tolerohen veprime që cenojnë rendin dhe paqen publike në vend.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

AIP bëhet anëtare e Komitetit drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë

Nga vapa në breshër, moti ndryshon papritur në Rugovë të Pejës

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

KGjK shqyrton pezullimin e punës për shkak të temperaturave të larta në Pallatin e Drejtësisë

Kosova News 27/06/2025 27/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta
15:39 -27/06/2025
AIP bëhet anëtare e Komitetit drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë
15:14 -27/06/2025
Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana
15:06 -27/06/2025
Nga vapa në breshër, moti ndryshon papritur në Rugovë të Pejës
14:57 -27/06/2025
Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën
14:53 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?