KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Rezistenca e shqiptarëve kulmoi me çlirim e pavarësi të Kosovës
Politikë

Kurti: Rezistenca e shqiptarëve kulmoi me çlirim e pavarësi të Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:07 -01/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për Konferencën e Bujanit.

“Në një natë sikur mbrëmë, 81 vite më parë, më 31 dhjetor 1943, në ora 19:00, ishin hapur punimet e Konferencës së Bujanit, të cilat vazhduan për tre ditë rresht edhe gjatë 1 dhe 2 janarit 1944. Në kullën e Sali Manit, bajraktarit të Krasniqes në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës, mëngjesin e 1 janarit kishin arritur 49 delegatë nga 61 sa ishin ftuar. Të ardhur nga Prishtina, Prizreni, Drenica, Peja, Gjakova, Deçani, Istogu dhe Ferizaj, atë ditë atyre iu bashkuan edhe dy oficerë britanikë, Major Barley dhe Andy Hendsy. Dy muaj më parë, më 3 nëntor 1943, Kryeministri britanik Winstion Churchill kishte thënë në një fjalim të tij në Parlament: “Oficerët anglezë që e bëjnë ndërlidhjen me patriotët shqiptarë dhe që bashkëpunojnë me ta, e çmojnë guximin, heroizmin dhe vetmohimin tradicional të patriotëve shqiptarë që marrin pjesë në luftërat kundër armikut të përbashkët”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.


Kurti tha se Më 2 janar 1944, delegatët e miratuan këtë rezolutë: “1. Kosova e Rrafshi i Dukagjinit janë të banuara kryesisht nga shqiptarët. 2. Shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, si gjithmonë në të kaluarën, ashtu edhe sot dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë. 3. Rruga më e mirë për shqiptarët që të bashkohen me Shqipërinë është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër pushtuesit dhe shërbëtorëve të tij. 4. Populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit do të ketë mundësi ta caktojë fatin e vet si rezultat i luftës kundër pushtuesit. 5. Përcaktimi i fatit të vet përfshinë edhe të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. 6. Kjo e drejtë garantohet nga Lufta Nacionalçlirimtare e Jugosllavisë, e Shqipërisë dhe në arenën ndërkombëtare nga Aleatët e Mëdhenj Antifashistë: Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe Amerika, ashtu siç është premtuar nga Karta e Atlantikut dhe nga Konferencat e Moskës dhe të Teheranit.”


“Pavarësisht këtij deklarimi të vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë, Kosova dhe treva të tëra të tjera të banuara me shqiptarë mbetën nën Jugosllavi, duke e përjetuar një regjim shtypës dhe nënpërfaqësues gjysmëshekullor, një regjim shfrytëzues dhe segregues, që kulmoi me dekadën e apartheidit dhe të gjenocidit në vitet ’90.

Por fryma e pashuar e rezistencës së shqiptarëve, kulmoi me çlirimin e Kosovës më 1999 dhe pavarësimin e saj më 2008. Në përkujtim të të gjitha gjeneratave të angazhuara për lirinë e Kosovës dhe të drejtën e popullit shqiptar të saj për vetëvendosje, të rreshtuar krah aleatëve anglo-amerikanë, fitues të Luftës së Dytë Botërore”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

Sveçla: Arsenijeviq është në kërkim, në pronat e tij u gjetën jelek antiplumb dhe pajisje për kriptovaluta

Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 01/01/2025 01/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
64%
1 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
28 °C

Lajmet e Fundit

Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës në Shqipëri, sjell 40% të sasisë totale
23:05 -23/06/2025
Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën
22:59 -23/06/2025
Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua
22:30 -23/06/2025
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
22:19 -23/06/2025
Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?