KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Republika e Kosovës vërtetoi ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve
Ekonomi

Kurti: Republika e Kosovës vërtetoi ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve

Kosova News
Kosova News 21:21 -18/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i lumtur pas triumfit të Kosovës në arbitrazhin ndërkombëtar kundër IUTE CREDITS.

Kurti tha se u vërtetua se institucionet e Kosovës nuk kanë shkelur asnjë obligim të paraparë nga Ligji për Investime të Huaja, teksa kjo fitore i ka shpëtuar buxhetit të vendit mbi 30 milionë euro.

“Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat”, shkroi Kurti në facebook.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Republika e Kosovës shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar, duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve. Republika jonë ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja dhe marrëdhënieve me investitorë i qaset me përkushtim e seriozitet të plotë.

Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhen poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit.

Paneli i arbitrave vërtetoi që institucionet tona nuk kanë shkelur ndonjë nga obligimet e parapara sipas Ligjit për Investime të Huaja, duke konfirmuar ligjshmërinë e tyre.

Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat.

Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro.

Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë Euro.

Falenderoj Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën Shtetërore në kuadër të Ministrisë si dhe ekipin përfaqësues të Squire Patton Boggs, për fitoren e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Haxhiu për votimin e fshehtë: Kuvendi vazhdon aty ku ka mbet

Kuvendi sërish në seancë, deputeti i LDK-së: Seanca e sotme është shumë e rëndësishme

Kosova News 18/11/2022 18/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”
16:37 -29/06/2025
IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë
15:08 -29/06/2025
Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian
15:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?