KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Reforma në administratë publike, thelbësore për Qeverinë e Kosovës
Politikë

Kurti: Reforma në administratë publike, thelbësore për Qeverinë e Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:25 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e reformave të planifikuara në programin e Qeverisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, në konferencën vjetore të organizuar nga Ambasada Britanike, në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë”.

Ai tha se është besim e qëndrim se një administratë publike “besnike ndaj shtetit, e ndershme, e shkolluar dhe e përgatitur, me efikasitet më të lartë, është parakusht për politika të përmbushura zhvillimore”.

Në fjalën e tij, kryeministri ka theksuar se reformimi i administratës publike është dhe parakusht për hapat avancues të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kurti: Fatmirësisht Kosova s’është e varur nga gazi rus

Ai po ashtu ka theksuar se qeveria është e përkushtuar që reforma dhe rrjedhimisht administrata që po ndërtojmë të jenë të bazuara mbi disa parime që respektohen gjerësisht nga vendet demokratike dhe të zhvilluara.

‘’Një administratë joefikase shkakton ngecje më pastaj në ofrimin e shërbimeve publike për nga cilësia, për nga sasia, shkakton gjithashtu edhe ngecje edhe në zhvillimin e proceseve të reformave në sektorët e tjerë’’, ka shtuar kryeministri Kurti.

Fundi i pozitave të përjetshme në institucione të Kosovës – Hapet konkurrenca, REFORMA e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë

Kryeministri po ashtu  ka veçuar dokumentet strategjike që trajtojnë këto çështje.

“Plani për zhvillim kombëtar, bashkimi i tri strategjive për administratë publike në një të vetme dhe hartimi i saj për periudhën 2022-2027, hartimi i strategjisë për e-qeverisje e hartimi i strategjisë për siguri kibernetike janë ndër të tjera veprime esenciale të cilët tashmë i kemi ndërmarrë”, ka përmendur  Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka rishikuar rrënjësisht Ligjin për zyrtarët publikë dhe ka hartuar nga fillimi Ligjin për paga në sektorin publik, për t’iu përshtatur aktvendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri falënderoi të gjithë partnerët që janë duke përkrahur Qeverinë për këto reforma përmes projekteve e ekspertizës, duke shtuar se bashkëpunimi është padyshim komponentë shumë e rëndësishme në gjithë këtë proces.

Siç deklaroi shefi i ekzekutivit, qeveria mbetet e përkushtuar për të siguruar sa më shumë punë dhe drejtësi, administratë bashkëkohore, “besnike ndaj shtetit, e shkolluar në nivele sipërore, e shkathtë, me përgjegjshmëri e me ndershmëri”.

‘’Kjo është bazë e domosdoshme për t’i mbërritur synimet tona të gjithë së bashku”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës

Dalin rezultatet e para

Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, nis numërimi i votave

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!
20:01 -07/06/2026
Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
19:43 -07/06/2026
Dalin rezultatet e para
19:39 -07/06/2026
Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara
19:31 -07/06/2026
Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
19:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?