KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Raportimet e exitpollet për Mitrovicën të hetohen, s’bëhet fjalë për huqje por ndërhyrje flagrante
Politikë

Kurti: Raportimet e exitpollet për Mitrovicën të hetohen, s’bëhet fjalë për huqje por ndërhyrje flagrante

Kosova News
Kosova News 11:09 -13/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se raportimet e djeshme për komunën e Mitrovicës së Jugut, lidhur me rezultatet në zgjedhje, do të hetohen.

Sipas tij, në exitpollet e prezantuara dhe në raportimet për fitues para mbylljes së vendvotimeve, nuk bëhet fjalë për huqje por për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. 

Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Kurti ka ftuar organet e sigurisë dhe të drejtësisë të merren me këtë çështje. 

“Ajo çka ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për huqje, por një inxhiniering të paramenduar, për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.

Exitpollet e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes dallim e më tepër se aq nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë, dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjeshtë huqje por ceni i demokracisë, i zgjedhjeve të lira dhe i integritetit e i sigurisë së shtetit tonë. I ftoj organet e sigurisë dhe drejtësisë të merren me këtë çështje”, ka deklaruar Kurti. 

I pyetur për mundësitë e bashkëpunimit me partitë e tjera në balotazh, Kurti ka thënë se do të bëjnë analizë të hollësishme për rezultatin zgjedhor, e më pas të bëjnë plane.

“Do të bëjmë një analizë të hollësishme për rezultatin zgjedhor, Vetëm pas kësaj analize do t’i bëjmë planet dhe përgatitjet e duhura për rrugën përpara”, ka thënë ai.

Ai tutje ka folur edhe për rezultatet preliminare, për çka tha se me votat nga diaspora presin që edhe Gjilani të fitohet pa balotazh nga kjo parti. 

“Me votat nga diaspora mund të dalë që e kemi fituar edhe Gjilanin pa balotazh. Jemi në balotazh në 12 nga 17 komuna sa kanë shkuar në balotazh. Rezultatet tregojnë qartë se Lëvizja jonë jo vetëm që ka ruajtur rritjen nga cikli në ciklin tjetër zgjedhor, por është ngritur si forca kryesore politike në republikën e Kosovës edhe në nivelin lokal. Kjo është dhurata më e çmueshme”, ka theksuar ai.

Gjithashtu lexoni:

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Kosova News 13/10/2025 13/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?