KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Radoiçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë
Politikë

Kurti: Radoiçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë

Kosova News
Kosova News 11:37 -30/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti kërkesën për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe 42 paramilitarëve të tjerë të përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, duke thënë se tashmë është e qartë se ata janë pjesë e një grupi të organizuar terrorist të dirigjuar nga Serbia.

Kurti kujtoi se para dy vjetësh, në qershor të vitit 2023, qeveria e tij kishte marrë vendim për ta shpallur të ashtuquajturën “Mbrojtje Civile” dhe “Brigadat Veriore” si organizata terroriste, vendim ky që sipas tij ishte i goditur, me gjithë kritikat e ashpra të kohës.

“Saktësisht para dy vjetësh, në fund të qershorit të vitit 2023, në mbledhje të qeverisë të ashtuquajturën “Mbrojtje civile” dhe “Brigadë veriore” i kemi shpallur organizata terroriste. Kritikat ndaj nesh, kundërshtimet e shumta ndaj neve pse i kemi shpallur organizata terroriste kanë qenë të shumta. Mirëpo, për pak muaj u pa që kemi pasur të drejtë. Në Banjskë të Zveçanit e në fund të shtatorit e vranë rreshterin e Kosovës Afrim Bunjaku. Ne kërkojmë dorëzimin e kryekriminelit e kryeterroristit Milan Radoiçiq me 42 paramilitarë të tjerë që morën pjesë në sulmin terrorist e kriminal të shtatorit 2023,” tha Kurti.

Ai tha më tej se tani këta persona janë parë edhe më afër presidentit të Serbisë, gjë që sipas tij, e konfirmon se kemi të bëjmë me një grup të organizuar dhe të dirigjuar nga Beogradi.

“Tash të njëjtit janë edhe më afër se mbrojtja e afërt e presidentit të Serbisë. Kjo tregon që kemi pasur të drejtë kur kemi thënë që ky grup kriminal e terrorist është i dirigjuar, financuar nga Beogradi dhe nuk është një grup huliganësh. Janë njerëz, të cilët janë ushtruar në Serbi, i marrin urdhrat prej andej dhe kanë bërë agresion në Kosovë. Prandaj ata duhet t’i dorëzohen Kosovës. Kjo flet që ne kemi pasur gjithçka të drejtë dhe tregon gjithçka për vetë regjimin e Beogradit,” u shpreh Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Skandal në Ferizaj: Mashtruesi ushtroi detyrën e mjekut dhe farmacisrit për 8 vjet – me diplomë të falsifikuar!

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë të Fakultetit të Mjekësisë

Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruajnë një bashkëpunim, vlen për sezonin veror

Kosova News 30/06/2025 30/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Skandal në Ferizaj: Mashtruesi ushtroi detyrën e mjekut dhe farmacisrit për 8 vjet – me diplomë të falsifikuar!
15:22 -30/06/2025
Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë të Fakultetit të Mjekësisë
15:17 -30/06/2025
Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë
15:03 -30/06/2025
Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë
14:57 -30/06/2025
Policia e Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruajnë një bashkëpunim, vlen për sezonin veror
14:51 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?