KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti publikon pamje brenda Klinikës së Onkologjisë: Sot është krejt tjetër – së shpejti do t’i shtohen edhe 50 shtretër
Shëndetësi

Kurti publikon pamje brenda Klinikës së Onkologjisë: Sot është krejt tjetër – së shpejti do t’i shtohen edhe 50 shtretër

Kosova News
Kosova News 21:45 -05/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se tashmë është pajisur Akseleratorin e gjeneratës së fundit, që thotë se edhe ka eliminuar kohën e pritjes së pacientëve dhe se tash të gjithë pacientët mund të marrin trajtim brenda vendit.

“Klinika ka sistemin e teknologjisë së fundit laserik C-RAD, i vetmi i teknologjisë së tillë në rajon, përmes së cilit ofrohet siguri maksimale gjatë rrezatimit të pacientëve që i nënshtrohen radioterapisë në këtë klinikë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë me dije se për herë të parë, klinika është pajisur me klimatizim dhe digjitalizim të shërbimeve, derisa ka thënë se së shpejti do t’i shtohen edhe 50 të tjerë.

“60 shtretërve modern së shpejti pritet t’i shtohen edhe 50 të tjerë për ta çuar në 110 numrin total të tyre, nga vetëm 45 sa ishin para dy muajve e për shumë vite rresht. Në të njëjtën kohë, po ofrohet falas vaksina HPV për sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës dhe lista e barnave esenciale është zgjeruar për shkak se buxhetin për barna esenciale e kemi rritur për 150%”, thuhet në postim.

Tutje, Kurti ka shkruar se javën tjetër e ka radhën Klinika e Urologjisë.

Ndryshe, rinovimi i Klinikës së Onkologjisë është përuruar në muajin maj pas një investimi mbi gjysmë milion euro. Kjo klinikë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera të nevojshme për ta. Brenda 24 orëve, aty mesatarisht marrin shërbime rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor

Rreshteri Rashiti rrëfen se si u vra Bunjaku në Banjskë

Vazhdon gjykimi për rastin “Banjska”, dëshmon polici Alban Rashiti

Kosova News 05/07/2024 05/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Publikohet formacioni i Kosovës ndaj Komoreve, shumë ndryshime nga Foda
18:26 -09/06/2025
Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve
18:22 -09/06/2025
Arrestohet një person për falsifikim të dokumenteve
18:14 -09/06/2025
Kurti viziton lagjen e Kroit të Vitakut në Mitrovicën e Veriut
18:11 -09/06/2025
Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza
17:22 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?