KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti prezanton sukseset në shëndetësi, paralajmëron investime të mëdha në buxhetin e vitit të ardhshëm
Politikë

Kurti prezanton sukseset në shëndetësi, paralajmëron investime të mëdha në buxhetin e vitit të ardhshëm

Kosova News
Kosova News 20:18 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vazhduar të paraqesë sukseset e qeverisjes së tij, përmes faqes së tij në Facebook.

Ai ka proklamuar të arriturat në fushën e shëndetësisë,duke thënë se shëndetësinë e ka prioritet edhe në buxhetin e vitit tjetër ku për vitin 2024 janë ndarë 340 milionë euro përfshirë edhe grantin për komunat, kurse ShSKUK do të ketë 25% më shumë buxhet.

Postimi i plotë:

Pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët. Por menaxhimi dhe tejkalimi i saj ka konsumuar një kohë të konsiderueshme të vitit të parë të parë të qeverisjes sonë.

Në mars të vitit 2021, Kosova nuk kishte as edhe një vaksinë dhe asnjë kontratë për vaksina. Deri në fund të vitit, i siguruam 2.2 milionë vaksina dhe mbi 60% e popullatës së rritur u imunizua. Kosova, nga vendi i fundit në rajon, u bë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për nga shkalla e vaksinimit të popullatës. Vaksinimi masiv ishte ndërmarrja më e madhe shëndetësore ndonjëherë dhe sigurisht, çelësi i rikuperimit drejt ringjalljes ekonomike, sociale, kulturore.

Prej atëherë, kemi ndarë mbi 100 milionë euro më shumë për sektorin e shëndetësisë, 60 milionë për listën e re të barnave esenciale, dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna me sëmundje të ralla. Sepse shëndetësia, në radhë të parë, ka nevojë për investime që sigurojnë shërbime.

Në Klinikën e Onkologjisë, nuk ka më listë të pritjes për terapi me rrezatim. Atë e kemi pajisur me një akselerator të ri në vlerën prej 1.4 milion euro, të cilave ia kemi shtuar edhe mbi gjysmë milionë euro për shtim të kapaciteteve spitalore. Në Klinikën e Neurokirugjisë, u investua në pajisje me vlerë 1.7 milion euro. Për Klinikën e Gjinekologjisë janë dedikuar 1.5 milion.

Funksionalizuam Rezonancën Magnetike (MRI) në Spitalin e Pejës dhe në Klinikën e Pediatrisë, kurse ajo në Spitalin e Prizrenit do të realizohet së shpejti. Gjithashtu, vumë në funksion Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor.

Duke e shtuar numrin e inspektorëve farmaceutikë dhe shëndetësorë kemi dyfishuar kapacitet tona inspektuese.

Në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor, u regjistruan mbi 65 mijë vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në tre vjeç. Së fundmi, u kemi dhuruar komunave 29 vetura të reja me synim realizimin më të shpeshtë dhe më të lehtë të vizitave mjekësore në shtëpi. 34 komunave ua kemi siguruar pajisjet për shërbim akut emergjent, teksa ka filluar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mamushë dhe Ferizaj, ndërkaq në procedurë janë QKMF-të në Drenas, Shtime dhe Istog.

Me Ligjin për Çmimin e Produkteve Medicinale, për herë të parë po krijojmë një sistem rregullativ për çmimin e barnave, për t’i bërë ato më të përballueshme për qytetarët tanë dhe për t’i mbrojtuar ata nga abuzimet me çmime. E me Udhëzimin Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, ndër të tjera, për herë të parë po bëhet caktimi i çmimeve referente, kurse personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve dhe viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, pra 100% të vlerës së faturës.

Shëndetësinë e kemi prioritet edhe në buxhetin e vitit tjetër. Për vitin 2024 i kemi ndarë 340 milionë euro përfshirë edhe grantin për komunat, kurse ShSKUK do të ketë 25% më shumë buxhet.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?