KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti pret që njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndodhë në pranverë
Politikë

Kurti pret që njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndodhë në pranverë

Kosova News
Kosova News 22:38 -25/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur një televizion malazez, për të dhënë detaje mbi dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e fundit për targat.

Në një intervistë të publikuar sot nga Gradska TV, ai ka thënë se Kosova po mbështetet në propozimin e BE-së, të përkrahur nga Gjermania dhe Franca, për arritjen e një marrëveshjeje.

Kurti ka thënë se Kosova pret marrëveshja deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

“As marrëdhëniet tona nuk janë normale, normalizimi i marrëdhënieve do të thotë që në fund të kemi një marrëveshje, një marrëveshje ndërkombëtare që është juridikisht obliguese dhe në të cilën në fokus kemi njohjen reciproke, ju e dini që Kosova nuk e njeh Serbinë, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe tani kemi një afat që ajo njohje reciproke të zbatohet diku në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo është marrëveshja që është arritur mbrëmë dhe që Serbia e ka pranuar”, ka theksuar Kurti.

Kurti në Madrid: Serbia, vend autoritar – u përpoq ta minojë sundimin e ligjit në veri

Kurti ka thënë se Serbia e ka pranuar edhe hapjen e negociatave që do të bazohen në propozimin e Brukselit, të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA. Plani, ka thënë ai, është që në javën e ardhshme ose javëve në vijim të organizohet një takim në Bruksel, ku do të fillojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

Por problemi, sipas Kurtit, është t’i zihet besë se Aleksandar Vuçiq do ta respektojë marrëveshjen.

Kurti ka thënë se pa u përballur me të kaluarën dhe pa u distancuar nga Millosheviqi dhe Putini, Serbia nuk mund ta zgjedhë komunitetin evropian.

Kurti: Plani është që javën tjetër të nisin negociatat për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Gjithashtu lexoni:

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kosova News 25/11/2022 25/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?