Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka falënderuar ambasadoren Lobbezoo që gjatë mandatit të saj transmetoi miqësinë dhe mbështetjen e Holandës.
Kurti ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës dhe popujve të dy vendeve janë forcuar edhe më shumë, sidomos pas liberalizimit të vizave.
Po ashtu, kryeministri Kurti falënderim të veçantë kishte edhe për mbështetjen e Holandës dhe ambasadores Lobbezoo ndaj Kosovës gjatë procesit të aplikimit për në Këshillin e Evropës.
“Krahas rrugëtimit të vendit tonë drejt integrimit evropian, në takim u diskutua edhe për përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës Holandeze për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, përmes programeve dhe nismave të ndryshme. Në këtë kontekst u veçua programi MATRA, zbatimi i të cilit ka nxitur zhvillimin e këtij komuniteti dhe ka ndikuar në fuqizimin e organizatave joqeveritare lokale në vendin tonë. Më tej, ai theksoi se fokusi i Ambasadës Holandeze në përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës në qeverisjen dhe sistemin e drejtësisë, është i një rëndësie të madhe për vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Ndër të tjera, kryeministri Kurti i ka uruar ambasadores Lobbezoo suksese në angazhimet e saja të radhës.
Mbretëria e Holandës është njëra nga vendet e para që e ka njohur pavarësisë e Kosovës, vetëm dy javë pas shpalljes së saj.