KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti premton projekte infrastrukturore dhe luftë ndaj korrupsionit para përkrahësve të shumtë në Lipjan
Politikë

Kurti premton projekte infrastrukturore dhe luftë ndaj korrupsionit para përkrahësve të shumtë në Lipjan

Kosova News
Kosova News 21:53 -02/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në sheshin Adem Jashari në Lipjan, liderët e Lëvizjes Vetëvendosje mbajtën sot tubim para përkrahësve të shumtë. Albin Kurti, kandidat për kryeministër, ka shpalosur programin qeverisës dhe investues për këtë komunë.

Kurti theksoi se ndër projektet e rëndësishme infrastrukturore për Lipjanin është autostrada Duhël – Shtime – Panush, e cila do të mundësojë inkuadrimin e Lipjanit në rrjetin e rrugëve të shpejta.

“Në mesin e shumë projekteve të rëndësishme infrastrukturore për Lipjanin e kemi edhe autostradën Duhël – Shtime – Panuh, e kjo është shumë e rëndësishme për inkuadrimin e Lipjanit në rrjetin e rrugëve të mira dhe të shpejta. Do ta krijojmë edhe programin e mobilitetit për studentët të cilët do të subvencionohen në varësi të distancës, pra studentët e Lipjanit do të marrin bursë për studimet e tyre në Prishtinë apo Mitrovicë”, deklaroi ai.

Kurti premtoi se do të themelohet edhe prokuroria kundër korrupsionit.

“Do ta themelojmë edhe prokurorinë e re të specializuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, po ashtu edhe byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet këtë vit, bëhen reformat e thella në drejtësi, procesi i vetingut me qëllim që ta marrë fund jo vetëm zhvatja dhe vjedhja, por edhe posedimi i asaj që e kanë përvetësuar pa ligj”, theksoi Kurti.

Glauk Konjufca, kandidat për deputet, tha se reformat e mëdha që kanë ndodhur, kanë bërë që të rritet buxheti i Kosovës.

“Buxheti i shtetit rritet se ka fiskalizim të ekonomisë, buxheti rritet se ka luftim të korrupsionit prej doganave e deri te administrata tatimore, buxheti rritet se ka luftim të kontrabandës, buxheti rritet se ka shtim të punësimeve”, deklaroi Konjufca.

Nga ky tubim u premtua se me qeverisjen Kurti do të nxiten investimet nga diaspora dhe për çdo diplomë shkollore do të ketë një vend pune, e kjo sipas tyre do të arrihet me ndërlidhjen e arsimit profesional me tregun e punës.

Gjithashtu lexoni:

Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 02/02/2025 02/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje
10:13 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?