KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Scholz
Home » Kurti: NATO duhet të qëndrojë në Kosovë derisa Kosova të bëhet shtet anëtare e saj
Siguri

Kurti: NATO duhet të qëndrojë në Kosovë derisa Kosova të bëhet shtet anëtare e saj

Kosova News
Kosova News 13:23 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, nga një gazetare gjermane është pyetur nëse duhet të vazhdojë që KFOR të jetë prezent në Kosovë.

Ai tha se për shkak të lidhjeve të Serbisë dhe Rusisë në aspektin ushtarak është domosdoshmëri që NATO të jetë në Kosovë, derisa kjo e fundit të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, transmeton KosovaNews.

“Kur kemi parasysh lidhjet e ngushta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë edhe në aspektin ushtarak, prandaj prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. S’do të thotë që s’po investojmë në kapacitetet tona, kemi rritur buxhetin për mbrojtje, dëshirojmë të bëhemi anëtarë në Partneritetin për Paqe në NATO”.

“Pranverën e vitit 1999 NATO, e përbërë nga 19 shtete anëtare demokratike, pat ndërhyrë kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit për të ndalë gjenocidin mbi shqiptarë. Më 12 qershor janë pritur me lule në duar dhe lot gëzimi nga popullsia vendase. Për 23 vjet nuk e kemi pasë asnjë incident me ushtarët gjermanë. Ata kanë qenë gjithmonë të dashur dhe kanë pasë bashkëpunim të ngushtë me neve vendasve. Na kanë ndihmuar për ta mirëmbajtur paqen dhe sigurinë. Dhe kur kemi parasysh lidhjet e ngushta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë edhe në aspketin ushtarak, konsiderojmë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu theksoi se në ndërkohë Kosova nuk po rri duarkryq në këtë drejtim, por se po investon, prandaj “kemi ka nevojë për NATO-n në Kosovë deri atëherë kur të bëhet Kosova në NATO”.

“Pra, s’bën të krijohet kurrfarë vakumi i paqes dhe sigurisë”. 

Gjithashtu lexoni:

Aksion në lokalet e natës në Prizren – arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika

“Një Autobus me Eksploziv” – Frika më e Madhe e Netanyahut, sipas New York Times

Punime në rrjet, vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës

KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

13-vjeçari flet për vozitje me 168 km/h – Policia gjobit prindin

TAGGED: NATO, NATO Në Kosovë
Kosova News 10/06/2022 10/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Nesër mbahet koncerti i Shkodrës Elektronike në Prishtinë, shënohet hapja e festivalit FemArt
11:37 -15/06/2025
Rexhepi: Nuk e përkrah qeverinë e ish-opozitës
11:33 -15/06/2025
32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar
11:29 -15/06/2025
Aksion në lokalet e natës në Prizren – arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika
11:24 -15/06/2025
Izraeli i kërkon Amerikës t’i bashkohet në “luftën” kundër Iranit
11:18 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?