Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe populli i saj janë duke u lutur për popullin e Pakistanit, pas përmbytjeve të mëdha që janë duke ndodhur atje.
“Teksa reshjet e musonit vazhdojnë në Pakistan, ne po e marrim me pikëllim të madh lajmin e përmbytjeve shkatërruese”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për popullin e Pakistanit, duke u përballur me fatkeqësinë e tyre më të rëndë natyrore në dekada”, shkroi Kurti.
As monsoon rains continue in Pakistan, we are receiving with great sadness the news of the devastating floods. The Government of the Republic of Kosova & our people are praying for the people of Pakistan, facing their worst natural disaster in decades.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 29, 2022