KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Po investojmë mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore
Politikë

Kurti: Po investojmë mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore

Kosova News
Kosova News 21:20 -30/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje


Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se tashmë janë nënshkruar tri projekte infrastrukturore, me qeverinë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe hapat e parë drejt realizimit të tyre kanë marrë kahje e duhur.

“Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës Prishtinë-Durrës. Tetova do të jetë edhe më afër falë rrugës së re Prizren-Tetovë, që do të kalojë mes për mes malit të Vërtopit. Ndërsa banorët e Rozhajës dhe Plavës, do të mund të udhëtojnë më lehtë në drejtim të Pejës dhe Deçanit me projektet rrugore që e ndërlidhin Kosovën me Malin e Zi. Për të tri këto projekte infrastrukturore, tashmë kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe hapat e parë drejt realizimit të tyre kanë marrë kahje e duhur.”. ka thënë Kurti.

Ndërsa ka shtuar se krahas rrugëve, po investojmë mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, që do të mundësojë operimin e trenave me shpejtësi deri në 100km/orë në shumicën e seksioneve të linjës. Për krahasim, treni më i shpejtë aktualisht në operim në të njëjtën linjë është rreth 60km/orë.

Postimi i plotë:

Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës Prishtinë-Durrës. Tetova do të jetë edhe më afër falë rrugës së re Prizren-Tetovë, që do të kalojë mes për mes malit të Vërtopit. Ndërsa banorët e Rozhajës dhe Plavës, do të mund të udhëtojnë më lehtë në drejtim të Pejës dhe Deçanit me projektet rrugore që e ndërlidhin Kosovën me Malin e Zi. Për të tri këto projekte infrastrukturore, tashmë kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe hapat e parë drejt realizimit të tyre kanë marrë kahje e duhur.

Teksa rrugët e Kosovës po i degëzojmë me rajonin, në Kosovë ka ende rajone që kanë nevojë të ndërlidhen për së brendshmi. Anamoravën po e lidhim me Prishtinën përmes autostradës Gjilan – Prishtinë, në të cilën mbi 75% të punimeve kanë përfunduar dhe tashmë kemi ndarë buxhetin për të filluar vitin tjetër me ndërtimin e autostradës nga Gjilani deri tek Dheu i Bardhë. Ndërtuam e asfaltuam rrugë në zona e fshatra në Veri të Republikës, ku për herë të parë po ndërtojmë e rinovojmë dhjetëra shtëpi të banorëve shqiptarë që janë dëmtuar nga lufta e fundit në Kosovë. Nënshkruam kontrata për mirëmbajtje përmes të cilave kemi mbuluar të gjithë territorin e Kosovës, me mirëmbajtje rutinë dhe mirëmbajtje investive. Në të kaluarën mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë euro për tri vite. Tani, me paramasa të ndryshuara, duke shtuar pozicione që e rrisin kualitetin e sanimeve siç janë rrjetat geogrid në shtresa të asfaltit dhe duke hequr pozicionet fiktive dhe ato të duplifikuara, e kemi zbritur në 38 milionë euro mirëmbajtjen. Me kontratat aktive për sinjalistikë, vijat e thjeshta gradualisht po zëvendësohen me termoplastikë që përveç cilësisë, kanë edhe afat e qëndrueshmëri më të madhe.

Pas përfundimit të procedurave të shpronësimit, punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë tash e disa muaj po vijojnë me intensitetin meritor. Për përfundimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, e cila ka filluar në vitin 2009 dhe është përcjellë me shumë shkelje dhe keq menaxhim, tashmë kemi përzgjedhur kompaninë mbikëqyrëse ndërkombëtare dhe jemi afër përzgjedhjes së kontraktorit i cili do të bëjë ndërtimin e rrugës. Gjithashtu, jemi angazhuar maksimalisht për gjetjen e zgjidhjes së problemeve pronësore në mënyrë që gjatë vitit të ardhshëm ta përfundojmë aksin rrugor Dollc – Gjakovë. Jemi në fazën para nënshkrimit të kontratave për rrugën Kijevë – Dollc dhe kemi ndarë buxhetin për të vazhduar vitin tjetër me segmentin nga Dollci e deri në Zahaq. Kemi filluar procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës nga dalja jug e autostradës në Prizren e deri në hyrje të tunelit të rrugës Prizren – Tetovë si dhe ndërtimin e rrugës nga fshati Kërstec në komunën e Sharrit e deri në fshatin Zapod të Bashkisë së Kukësit. Jemi afër përfundimit të urës në Drelaj dhe kemi filluar procedurat e prokurimit për ndërtimin e urave në Badoc e Rogovë të Hasit. Të gjitha këto janë bërë, e për më shumë gjatë qeverisjes tonë kemi ulur borxhin e shpronësimeve për 82 milionë euro.

Krahas rrugëve, po investojmë mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, që do të mundësojë operimin e trenave me shpejtësi deri në 100km/orë në shumicën e seksioneve të linjës. Për krahasim, treni më i shpejtë aktualisht në operim në të njëjtën linjë është rreth 60km/orë.

Pavarësisht fokusit në investimet infrastrukturore, nuk na ka munguar asnjëherë vëmendja ndaj mjedisit. Në këtë drejtim kemi miratuar Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, e kemi funksionalizuar Këshillin për Ndryshime Klimatike dhe Sekretariatin. Morëm pjesë për herë të parë në COP27 e aprovuam Ligjin për Ndryshime Klimatike dhe zhvillimin e Planit për Energji dhe Klimë, për të adresuar përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Po ashtu, filluam dhe fushatën e rëndësishme të largimit gradual të qeseve njëpërdorimëshe të plastikës, të cilat i shkaktojnë dëme të shumëfishta ambientit.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 30/10/2023 30/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?