KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti përkujton 53 viktimat e familjes Muqolli nga Pokleku, të cilat u vranë mizorisht nga forcat serbe
Lajme

Kurti përkujton 53 viktimat e familjes Muqolli nga Pokleku, të cilat u vranë mizorisht nga forcat serbe

KosovaNewss
KosovaNewss 20:36 -17/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 17 prillit 1999 në Poklek, në të cilën u vranë mizorisht 53 civilë shqiptarë nga forcat serbe, në mesin e tyre edhe pesë foshnje.

Ai tha se trupat e viktimave u dogjën tri herë për të zhdukur gjurmët e krimit, ndërsa familjarët ruajtën hirin dhe kujtimin për të dashurit e tyre.

Postimi i plotë:

Sot përkujtojmë një nga aktet më të tmerrshme të gjenocidit të Serbisë mbi civilët shqiptarë. 53 jetë të pafajshme u shuan mizorisht në shtëpinë e familjes Muqolli. Pesë prej tyre ishin foshnje.

Pas sulmeve me armë zjarri, kriminelët serbë u kthyen dhe i dogjën trupat tri herë, për të zhdukur gjurmët e këtij krimi mizor.

Familjarët mblodhën hirin e të dashurve të tyre dhe ruajtën të freskët kujtimin për ta. Tani ata prehen bashkë, në lavdinë e përjetshme.

Dëshmitë e këtij krimi gjenocidal ruhen brenda shtëpisë-muze të familjes Muqolli të Poklekut, të muzealizuar me mbështetjen institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Drejtësia ende mungon. I bëjmë thirrje për veprim, sërish e vazhdimisht, sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Dëshmimi dhe dokumentimi i krimeve është përgjegjësi dhe kontribut kombëtar. Besnikëria ndaj historisë sonë dhe insistimi në drejtësi për viktimat e krimeve janë aleatët kryesorë të së vërtetës.

Me mirënjohjen e thellë për qëndresën, sakrificën dhe kurajën e familjarëve, përkujtojmë të vrarët më 17 prill 1999.

E përjetshme është kujtesa e sakrificës së madhe për liri. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit!.

Gjithashtu lexoni:

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë

Trump po shqyrton mundësinë që bashkë me Izraelin të sulmojnë centralet bërthamore të Iranit

KosovaNewss 17/04/2025 17/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

“Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët
23:52 -17/06/2025
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
23:44 -17/06/2025
Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
23:31 -17/06/2025
“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve
23:25 -17/06/2025
Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë
23:15 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?