KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për Reciprocitetin: Janë masa për ligj e barazi, e kundër askujt (VIDEO)
Politikë

Kurti për Reciprocitetin: Janë masa për ligj e barazi, e kundër askujt (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 19:35 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar edhe sot në Uashington, pas nënshkrimit të marrëveshjes Kompakt me MCC-në gjatë ditë së djeshme.

Duke folur për zbatimin e reciprocitetit me targa dhe dokumente serbe, u ka kërkuar qytetarëve serbë, që nga 1 gushti, t’i konvetojnë targat e tyre ilegale në ato legjitime të Republikës së Kosovës, transmeton KosovaNews.

“Para më shumë se 1 muaji, ne kemi marrë dy vendime në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në njërën anë, japim një afat dy mujor, i cili fillon prej të hënës së 2 gushtit, që kërkohet nga qytetarët e Republikës të nacionalitetit serb me targa të automjeteve nga koha e Millosheviqi  siç janë PR, KM, PE UR, GL, DJ, PZ e kështu me radhë, t’i konvertojnë ato në targa legjitime dhe legale të republikës së Kosovës. Ne kemi ofruar edhe lehtësime për një konvertim të tillë”, theksoi Kurti për Zërin e Amerikës.

Ai, ka theksuar se nga e hëna do të filloj zbatimi i reciprocitetit me dokumente serbe, masë marrë kjo e cila merret 11 vite pas Serbisë.

“Gjithashtu nga e hëna, të gjithë ata që kanë dokumente të lëshuara nga Serbia dhe duan që të hyjnë në Kosovë, ne do t’i pajisim me një dokument të veçantë, i cili tregon që ata do të mund të lëvizin lirisht në Republikën e Kosovës. Kjo është një masë që ne e marrim 11 vjet pasi që këtë tashmë e ka ndërmarrë Serbia.”, ka thënë Kurti.

Duke theksuar se këto janë masa për ligj e barazi, e kundër askujt, kryeministri Kurti deklaroi se Serbia vet e ka pranuar në Bruksel që targat ilegale në Veri të Kosovës,  duhet të marrin fund. Mirëpo duket që po i pengon zbatimi.

“Ne nuk jemi kundër, qytetarëve serbë, përkundrazi, ne dëshirojmë që me ata të bashkëpunojmë për të mirën e përgjithshme dhe në zbatim të ligjit dhe respektim të kushtetutshmërisë.”, theksoi Kurti./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët

Murati: Kushtetuesja rikonfirmoi se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë

Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese, duhet zgjidhje brenda 30 ditësh

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta
15:39 -27/06/2025
AIP bëhet anëtare e Komitetit drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë
15:14 -27/06/2025
Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana
15:06 -27/06/2025
Nga vapa në breshër, moti ndryshon papritur në Rugovë të Pejës
14:57 -27/06/2025
Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën
14:53 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?