KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për protestën e bizneseve: Duan të bëjnë barrikada në hyrje të Prishtinës, koha e barrikadave ka perënduar!
Politikë

Kurti për protestën e bizneseve: Duan të bëjnë barrikada në hyrje të Prishtinës, koha e barrikadave ka perënduar!

Kosova News
Kosova News 10:52 -29/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti reagoi ndaj paralajmërimit të bizneseve për protestën e sotme të bizneseve me kërkesën për shtyrjen e tregut të lirë të energjisë elektrike, i paraparë të fillojë më 1 qershor.

Kurti në mbledhjen e qeverisë në detyrë tha se Oda Ekonomike duan që të bëjnë barrikada dhe të bllokojnë rrugët në hyrje të Prishtinës.

“Koha për barrikada ka perënduar, i kemi hequr kudo që ishin ato”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë kritikoi Odën Ekonomike për rolin e saj në organizimin e protestës.

“Oda Ekonomike që duhej të qëndronte pranë bizneseve për t’u përballur me realitetin e ri, sot po tenton të bllokojë rrugët magjistrale me kërkesën për shtyrje. Por ajo çka nuk po iu tregon Oda Ekonomike është se kërkesa e tyre për një vit shtyrje nuk e zgjidh problemin, por vetëm e bart koston e energjisë te fatura e secilit prej jush”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha se bizneset kanë pasur kohë të përgatiten tetë vjet për tregun e lirë të energjisë elektrike.

“Ligji për energjinë elektrike është miratuar që në vitin 2016, ndërsa faza e parë e liberalizimit ka nisur më 2017. Sipas tij, faza e dytë është shtyrë disa herë në këto tetë vjet, duke u dhënë bizneseve kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur.
Nga vendimi për të dalë në treg të hapur preken 1200 ndërmarrjes apo 1% e të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë.
300 prej tyre si prodhuese dhe shpenzuese më të mëdha, preken më së shumti, por duhet theksuar se ky proces nuk është i befasishëm”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë tha se ndërmarrjet kanë përfituar tarifa të rregulluara dhe subvencione në vlerë prej 26 milionë eurosh, ndërsa qeveria i ka mbështetur edhe gjatë pandemisë dhe krizës energjetike, duke përmendur skemat për efikasitet energjetik, instalimin e paneleve solare dhe subvencionim për pajisje e makina më efiçiente si mjete konkrete të përkrahjes.

Kurti tha se nuk mund të mbrojmë 1% të bizneseve në kurriz të 99%.

“U bëjmë thirrje bizneseve të mendojnë në mënyrë të mençur dhe ne do t’i mbështesim”, tha ai.”

Lexo po ashtu:

Bllokohen hyrje-daljet e Prishtinës, bizneset nisin protestën

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Kosova dhe Kroacia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe angazhim i palëkundur për liri, demokraci dhe paqe

Kurti: Jeta e Rasim Kiçinës dhe e Ragip Halilajt u shenjua dhe u përmbyll nga veprat e tyre heroike si luftëtarë të lirisë së atdheut

Abdixhiku: Kosovës i duhet një `SPAK`

Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe korrupsionit

Kurti konfirmon rikandidimin e Shpejtim Bulliqit për kryetar të Podujevës

Kosova News 29/05/2025 29/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Milani kërkon nga Theo Hernandez të gjejë një klub të ri
23:05 -30/05/2025
Macron: Rreziku më i madh është ndarja e botës midis SHBA-së dhe Kinës
23:00 -30/05/2025
Osmani: Kosova dhe Kroacia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe angazhim i palëkundur për liri, demokraci dhe paqe
22:47 -30/05/2025
Gjendet pa shenja jete një grua në Leposaviq
22:14 -30/05/2025
Kurti: Jeta e Rasim Kiçinës dhe e Ragip Halilajt u shenjua dhe u përmbyll nga veprat e tyre heroike si luftëtarë të lirisë së atdheut
21:45 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?