KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për protestat studentore: I paraprinë dhe iu bashkangjitën luftës së drejtë të UÇK-së
Politikë

Kurti për protestat studentore: I paraprinë dhe iu bashkangjitën luftës së drejtë të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 09:57 -01/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 28-vjetorin e protestës së 1 tetorit 1997, të organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP), duke e cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme të rezistencës paqësore të shqiptarëve në Kosovë.

Në një shkrim në Facebook, Kurti ka theksuar se mijëra studentë, profesorë dhe qytetarë nga e gjithë Kosova u bashkuan në një protestë paqësore kundër shtypjes, dhunës dhe segregimit të ushtruar nga regjimi i Serbisë.

Ai kujtoi se studentët, të veshur me këmisha të bardha me stemën e Universitetit të Prishtinës, kërkonin kthimin në hapësirat e fakulteteve dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, por u përballën me dhunën e policisë serbe.

Ai theksoi se protestat e 1997 i paraprinë dhe u bashkangjitën luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila çoi deri në çlirimin e vendit në qershor të vitit 1999.

“Si sot, 28 vite më parë, mijëra njerëz nga e tërë Kosova, u bënë bashkë në një nga demostrimet më masive të vullnetit politik të shqiptarëve në historinë moderne të Kosovës. Atë ditë, më 1 tetor 1997, pas gjashtë vitesh të kaluara pa protesta dhe demostrata, mijëra qytetarë të Kosovës iu bashkuan protestës paqësore të thirrur nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP), kundër shtypjes, dhunës dhe segregimit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

- Reklamë -

Të veshur me këmisha të bardha me stemën e Universitetit të Prishtinës në to, mijëra studentë dhe profesorë universitarë bashkë me qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, me parulla në duar me thirrje për t’u kthyer në hapësirat e fakulteteve të UP-së, kundër shkeljeve të lirive dhe dhunimit të të drejtave të njeriut mbi baza etnike, u nisën nga lagjja Velania për në kampusin e UP-së. Por vetëm disa qindra metra më poshtë, policia dhe punëtorët e sigurimit të fshehtë të Serbisë, ndërhynë dhunshëm ndaj protestuesve paqësorë, duke i rrahur dhe arrestuar shumë prej tyre. Përmes objektivave të kamerave të dhjetëra mediave ndërkombëtare, pamjet e protestës së 1 tetorit 1997, e kthyen Kosovën në një top lajm në mediat botërore. Me rektorin Ejup Statovci në ballë, krah për krah me shokët dhe shoqet studentë nga të gjitha fakultetet, atë ditë u kthyem në një trupë politike të admirueshme dhe të mbështetur nga pothuajse e tërë Kosova.

Rezistenca paqësore e popullit të Kosovës, e qendërzuar rreth organizimeve të lëvizjes studentore të studentëve të Universitetit të Prishtinës, i tregoi regjimit kriminal të Serbisë në Jugosllavi dhe botës demokratike në Perëndim, që shqiptarët e Kosovës ishin të vendosur në rezistencën e tyre për jetësimin e vullnetit të tyre politik: për liri dhe për shtetndërtim.

Që nga viti 1991, regjimi i apartheidit i Serbisë që ishte instaluar në Kosovë mes viteve 1989 – 1991, i kishte përjashtuar studentët dhe profesorët nga kampusi i Universitetit të Prishtinës, siç kishte bërë edhe me nxënësit e mësimdhënësit e shkollave të mesme. Deri në shpërthimin e luftës në Kosovë, rreth 3000 shtëpi dhe lokale private u adaptuan në ambiente të improvizuara për zhvillimin e sistemit arsimor, në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme. Protesta e 1 tetorit 1997, e theu dhe shembi figurën e mitizuar të “policit serb” të sfidueshëm siç e prishi edhe pasivitetin e tejzgjatur të rezistencës së viteve të fundit.

Protestat studentore të kthyera në demostrata popullore, i paraprinë dhe iu bashkangjitën luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që pasoi nga fundi i vitit 1997 deri në çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999.

Duke i kujtuar shokët dhe shoqet studentë, profesorët e nderuar të Universitetit të Prishtinës dhe mijëra e mijëra qytetarë që patën vetëdijen dhe guximin për t’iu bashkuar lëvizjes studentore të UP-së në atë etapë aq të rëndësishme të rrugës së popullit të Kosovës drejt çlirimit të saj”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kosova News 01/10/2025 01/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?