KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Për Kosovën janë flijuar breza ndër shekuj
Politikë

Kurti: Për Kosovën janë flijuar breza ndër shekuj

Kosova News
Kosova News 08:11 -17/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen solemne të Qeverisë së Republikës së Kosovës, tha se shteti është ndërtuar falë sakrificës së shumë brezave.

Ai, në këtë përvjetor, theksoi përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës sot ndodhen padrejtësisht në Hagë, por kontributi i tyre për pavarësinë është i njohur dhe i çmuar.

“Në këtë ditë feste dhe reflektimi, nuk mund të harrojmë se disa prej përfaqësuesve që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë së Republikës sonë sot ndodhen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i tyre për pavarësinë është i çmuar”, tha ai.

Kurti shtoi se sot nderohen të rënët për lirinë e Kosovës. Kryeministri theksoi se shteti i Kosovës është ndërtuar dhe qëndron mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë, barazisë dhe drejtësisë, prosperitetit dhe gjithëpërfshirjes. “Secili qytetar, pavarësisht gjuhës, etnisë, fesë apo përkatësisë, është i barabartë para ligjit”, tha Kurti.

Ai përmendi njohjet ndërkombëtare, që tani numërojnë 121 vende, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit; ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe në rritje; forcimin e ushtrisë dhe kapaciteteve mbrojtëse; sukseset ndërkombëtare në sport, art dhe kulturë; dhe pjesëmarrjen aktive në forume botërore.
Kurti foli gjithashtu për lëvizjen e lirë pa viza dhe hapat konkret drejt integrimeve evropiane, përfshirë aplikimin në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, duke i cilësuar si arritje që na bëjnë krenarë të gjithë.

Ai tha se përforcimi dhe zhvillimi i shtetit tonë kërkon angazhim të përbashkët me punë, dije dhe integritet.
“Mësues e studentë, mjekë e punëtorë, ushtarë e policë, të rinj e të moshuar, gra e burra, vajza dhe djem, të gjithë duhet të japim maksimumin e kontributit tonë. Sepse kwtw nga e ne epresin  për brezat që erdhën dhe për rininë e fëmijët e Kosovës, që të vazhdojnë të jetojnë të lirë dhe krenarë për vendin e tyre”, tha Kurti

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 17/02/2026 17/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?