KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për grevën: Kemi bërë shumë hapa, por s’po pushon shantazhi
Arsim

Kurti për grevën: Kemi bërë shumë hapa, por s’po pushon shantazhi

Kosova News
Kosova News 13:20 -21/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga ana e Qeverisë që drejton janë bërë shumë hapa për ta tejkaluar grevën në arsim, por thotë se shantazhi nuk po pushon.

Në një konferencë për media nga Samiti Digjital që po mbahet të mërkurën në Prishtinë, kreu i ekzekutivit bëri thirrje që zgjidhja më e mirë është që mësimdhënësit të shkojnë në shkollë për të dhënë mësim dhe të pranohet oferta e kompensimit prej 50 eurove.

“E kam shpjeguar edhe më herët. Kompensimi prej 50 eurove bëhet për t’u përballur me inflacionin dhe jo si zëvendësim i ligjit të pagave që pritet së shpejti të miratohet në Kuvend në të dy leximet. Zgjidhja më e mirë, më e drejtë është edhe mësimdhënësit të shkojnë në shkollë që të japin mësim e nxënësit të shkojnë të mësojnë. Kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve, por edhe për zhvillimin e mbarë shoqërisë tonë. Ne kemi bërë shumë hapa, por ajo që nuk kemi parë është pushimi i shantazhit, ‘o kaq, o nuk shkojmë në punë’ “, ka thënë ai.

Kurti theksoi se kompensimi prej 50 eurot paraqet rritje më të madhe se rritja e vjetshme ekonomike.

Ai ka thënë se sot pasdite do të takohet me Sindikatën Evropiane të Arsimit, ku do të diskutojë për grevën.

Greva në arsim ka filluar nga 25 gushti. Pavarësisht përpjekjeve, ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët që fëmijët të kthehen në shkolla.

Kryeministri i Kosovës u pyet edhe për dokumentin e ri që ka qarkulluar për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Kurti ka përsëritur se në qendër të marrëveshjes duhet të jetë njohja reciproke.

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, të cilat unë s’kam nevojë t’i komentojë. Ato janë dokumente pa autorë që bëhet me qëllim të matjes së pulsit të qytetarëve si dhe politikanëve”, ka thënë ai.

Kurti për “kornizen e re”: Janë pa autor, bëhen për të matur pulsin e politikanëve dhe qytetarëve

Gjithashtu lexoni:

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Vetëvrasja e një personi në qendrën e paraburgimit në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë

Diplomoi gjenerata 2025 e kadetëve të FSK-së, 18 ushtarë të rinj

Diplomojnë sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Kosova News 21/09/2022 21/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
35°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
20%
4 km/h
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
37 °C

Lajmet e Fundit

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun
19:46 -04/07/2025
Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar
19:18 -04/07/2025
Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fushat e grurit në Ramoc të Gjakovës
19:00 -04/07/2025
Rashica kalon te Monchengladbachu
18:38 -04/07/2025
Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit
18:33 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?