KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për Fehmi Aganin: Kishte qenë një nga politikanët më aktivë dhe intelektualët më të angazhuar në Kosovë
Politikë

Kurti për Fehmi Aganin: Kishte qenë një nga politikanët më aktivë dhe intelektualët më të angazhuar në Kosovë

Kosova News
Kosova News 20:28 -06/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Vendit Albin Kurti, ka kujtuar intelektualin Fehmi Agani në 24 vjetorin e vrasjes së tij duke e treguar tërë ngjarjen e  ekzekutimit të tij

“Pesë javë para se të përfundonte lufta në Kosovë dhe të kapitullonin forcat e Serbisë, në ditët e intensifikimit të deportimit të shqiptarëve vendas nga Kosova, autoritetet serbe e likuiduan politikanin dhe intelektualin Fehmi Agani. Më 6 maj 1999, Agani u mor nga një ushtar serb që e ndau nga familjarët kur bashkë me ta ai po largohej drejt Maqedonisë. Ai arriti deri afër kufirit para se të kthehej mbrapa në Fushë Kosovë dhe të zbritej nga treni bashkë me disa të dëbuar të tjerë. Pas kësaj, Fehmi Agani u ekzekutua nga forcat serbe nën një urë në hyrje të Lipjanit. Ashtu siç nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes së Fehmi Aganit, po kështu edhe ekzekutorët serbë të tij ende nuk janë nxjerrë para gjyqit dhe drejtësisë.”, ka shkruar Kurti, përcjell KosovaNews.

Ai ka thënë se Agani kishte qenë një nga politikanët më aktivë dhe intelektualët më të angazhuar në sferën publike në Kosovë, veçanërisht gjatë viteve ’90-të

“Fehmi Agani (1932 – 1999) kishte qenë një nga politikanët më aktivë dhe intelektualët më të angazhuar në sferën publike në Kosovë, veçanërisht gjatë viteve ’90-të. Fillimisht ai kishte punuar si profesor në shkolla të mesme në Gjakovë dhe Prishtinë, para se të bëhej gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Pas rithemelimit të Institutit Albanologjik më 1967, profesor Agani u zgjodh drejtori i parë i tij, kurse pas themelimit të Universitetit të Prishtinës, ai ushtroi detyrën e prodekanit dhe të dekanit në Fakultetin Filozofik, ku ai themeloi Degën e Filozofisë dhe Sociologjisë si dhe Institutin e Sociologjisë. “, ka shkruar ai.

Kurti ka shkruar se vepra kryesore e Aganit ishte përpjekja për realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, u jetësua duke u kthyer në një realitet aktual në Republikën e Kosovës sot

“Ky studiues i filozofisë, i shkencës politike dhe i sociologjisë, shkroi një seri veprash për teoritë sociologjike, demokracinë, kombin, shoqërinë civile, vetëvendosjen, për gjuhën e dhunës, sindikatat gjermane, rrymat politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe la në dorëshkrim dy vepra të papërfunduara. Por vepra e tij kryesore që ishte përpjekja për realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, u jetësua duke u kthyer në një realitet aktual në Republikën e Kosovës sot.

Për Fehmi Aganin, me konsideratatat më të larta, në kujtim të 24-vjetorit të vrasjes së tij!”, ka shkruar kryeministri Kurti./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Kosova News 06/05/2023 06/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?