KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për Al Jazeera: Nuk jap garanci për mosarrestimin e kriminelëve që janë në listën e zezë të SHBA-së
Politikë

Kurti për Al Jazeera: Nuk jap garanci për mosarrestimin e kriminelëve që janë në listën e zezë të SHBA-së

Kosova News
Kosova News 15:09 -07/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një intervistë për Al Jazeera ka folur për zhvillimet e fundit në vend, tensionet në veri, dialogun me Serbinë, Asociacionin etj.

Kurti në këtë intervistë tha se nuk i ka dhënë Beogradit ndonjë garanci për mosarrestimin e kriminelëve që janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti duke folur për krizën e shkaktuar nga vendosja e barrikadave në veri, tha se ende nuk ka përfunduar.

“Kriza nuk ka përfunduar ende sepse Kosova dhe Serbia  kanë raporte abnormale. Ne kemi nevojë për një marrëveshje për normalizimin e plotë të raporteve, në qendër njohjen reciproke…”, tha ai, duke shtuar se kriza nuk ka përfunduar po ashtu sepse strukturat ilegale janë kthyer së fundi në grupe kriminale dhe kanë ngritur 16 barrikada gjatë dhjetorit.

Ai mohoi se i ka dhënë garanci Beogradit për mosarrestimin e kriminelëve që janë në listën e zezë të SHBA-së.

“…Natyrisht, jo. Garancia e vetme si qeveria demokratike është barazia për të gjithë, kushtetutshmëria nëpër të gjitha komunat e Kosovës, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale… Nuk mund të jap garanci për kriminelët që janë të listat e zeza të ShBA-së…”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës ka folur edhe lidhur me Asociacionin, ndërsa tha se nuk mund të ketë Asociacion një-etnik.

“Asnjë serb i Kosovës nuk më ka shkruar ndonjëherë ndonjë letër, në bazë të së cilës kërkon Asociacion në bazë një-etnike”, u shpreh Kurti.

Ai tha se Beogradi insiston në këtë, jo serbët e Kosovës.

Lexo po ashtu:

Kurti: Kriza s’ka përfunduar sepse kemi raporte jonormale me Serbinë

Gjithashtu lexoni:

Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Williams: Kosova, model frymëzues për shtetet e vogla, për ndërtimin e paqes e përfshirjes së grave në qeverisje

Kosova News 07/01/2023 07/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

‘Defender Europe’, Maqedonci takon komandantin Wegscheider
15:20 -02/06/2025
15 të arrestuar për keqpërdorim të kartelave dhe mashtrim kompjuterik në Gjilan
15:15 -02/06/2025
15 të arrestuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë e keqpërdorim të kartelave bankare
15:09 -02/06/2025
Punime në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të komunës së Rahovecit përballen me reduktime të ujit të pijshëm
15:08 -02/06/2025
Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur
15:04 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?