KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti pas takimit me Sorensenin: Zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet në koordinim me BE-në dhe serbët lokalë
Politikë

Kurti pas takimit me Sorensenin: Zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet në koordinim me BE-në dhe serbët lokalë

Kosova News
Kosova News 09:38 -14/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që zhvilloi sot në mëngjes me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se zbatimi i ligjeve për të huajt dhe për automjetet do të realizohet në koordinim të ngushtë me emisarin evropian dhe me përfaqësuesit e serbëve lokalë.

Kurti theksoi se qëllimi përfundimtar i procesit të inkorporimit nuk është kufizimi i ndonjë të drejte, por përforcimi i tyre.

Kurti, në një konferencë të përbashkët për media, u shpreh se asnjë qytetar i Kosovës nuk ka arsye të ketë frikë nga ky proces, përkundrazi duhet të përfitojë nga mundësitë dhe benefitet që ai sjell.

Ai bëri të ditur se i gjithë procesi do të zhvillohet në koordinim të vazhdueshëm me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, si dhe në bashkëpunim me komunitetin serb lokalë.

Qëllimi final i inkorporimit nuk është zvogëlim i cilësdo të drejtë, por fuqizim i tyre. Rrjedhimisht asnjë qytetar i Kosovës nuk e ka arsyen më të vogël që t’i druhet këtij inkorporimi, por t’i gëzohet benefiteve nga i gjithë ky proces. I gjithë ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, por edhe në koordinim të vazhdueshëm me serbët lokalë. Për ne është me rëndësi që gjatë legalizimit, qytetarët serbë të besojnë në përfitimiet nga procesi dhe detyrimet që burojnë nga marrëveshjet e Brukselit dhe korniza ligjore e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti theksoi gjithashtu se Qeveria do të kujdeset që gjatë këtij procesi të mos ketë pengesa në ofrimin e shërbimeve bazike, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi. Në këtë kuadër, institucionet do të nisin procesin e integrimit të sistemit arsimor dhe atij shëndetësor brenda kornizës ligjore të vendit.
Sipas Kurtit, autoritetet lokale do t’i dorëzojnë Qeverisë listat e stafit akademik dhe shëndetësor që aktualisht janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve. Këto lista do të shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Duke u siguruar që nuk vjen deri te pengesat në ofrimin e shërbimeve bazike në arsim e shëndetësi, Qeveria do të fillojë me inkorporimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor brenda kornizës ligjore të vendit tonë. Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me listat e stafit akademik dhe shëndetësor që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, lista këto që do të shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të qëndrimit të përkohshme për qytetarët e huaj që aplikojnë në MBB”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Kosova News 14/03/2026 14/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?