KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti pas takimit me Krasniqin: Duhet të diskutojmë me të gjitha partitë për datën e zgjedhjeve të parakohshme
Politikë

Kurti pas takimit me Krasniqin: Duhet të diskutojmë me të gjitha partitë për datën e zgjedhjeve të parakohshme

Kosova News
Kosova News 21:28 -13/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për medie pas takimit që zhvilloi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin të pranishëm ishin edhe Mimoza Kusari dhe Abelard Tahiri.

Kurti pas takimit tha se ka diskutuar për zgjedhjet e reja dhe sipas tij stinët më të përshtatshme për mbajtjen e tyre janë pranvera e vjeshta, por për caktimin e tyre tha se pret bashkëpunim me opozitën.

“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet janë çështje të viteve, por të muajve. Jam i interesuar që të diskutoj se cilën stinë duhet të mbahen. Le ta bëjmë debatin në kuadër të fushatës zgjedhore, ndërkohë që jemi pajtuar se kur do të mbahen zgjedhjet. Duhet të diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe cila është data për të cilën do të pajtoheshim. Unë i kam ftuar që të gjitha partitë sonte e falënderoj udhëheqjen e PDK-së që i është përgjigjur pozitivisht. Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota LVV nuk i ka, por njëkohësisht që nuk do të preferoja shpërndarjen e kuvendit me 2 parti. Është e rëndësishme që të jemi sa më konsensus për datën dhe muajin e zgjedhjeve. Unë nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve në verë edhe po ta kisha mundësinë nuk do ishte në rregull që unë ta caktoj. Nuk shpërndahet Kuvendi me shumicë të thjeshtë nevojiten 80 deputetë ne nuk jemi opozita. Më lejoni që të shohim edhe pak diskutimin me dy partitë opozitare”, tha Kurti.

Tutje ai tha se i duhet bashkëpunim me opozitën sepse “konsiderojmë që është çështje e interesit të përgjithshëm”.

Sipas tij, kanë diskutuar edhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare, por edhe mundësisë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt.

“ Darkë Pune. Diskutuam çështje të aktualitetit politik por me fokus të veçantë tek agjenda legjislative. Kemi 13 Marrëveshje Ndërkombëtare të cilat janë në pritje për të votuar. Nuk mjafton shumica e thjeshtë, nevojitet edhe 2/3 e votave të deputetëve. Kemi edhe një marrëveshje kornizë ndërkombëtare-ushtarake. Kemi edhe pesë projektligje, qofshin lexim parë ose dytë dhe na nevojitet mbështjetja e opozitës ose më mirë të themi bashkëpunimi me opozitën. Konsiderojmë se është çështje e interesit të përgjithshëm. Diskutuam për se si të mund të komunikojmë më mirë në vijim. Diskutuam edhe për ecjen e Republikës së Kosovës në Integrimet Ndërkombëtare por edhe mundësitë për zgjedhjet e reja në të ardhmen e afërt”, është shprehur Kurti pas takimit.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon numërimi i votave, këta do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit

Pas rezultatit zgjedhor, PDK-ja shpall zgjedhjet e brendshme

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta afër fundit, ky është rezultati

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të punojnë së bashku për të formuar institucionet

Kosova News 13/05/2024 13/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon numërimi i votave, këta do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit
19:02 -17/06/2026
Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Jabllanicë të Leshanit
18:33 -17/06/2026
Pas rezultatit zgjedhor, PDK-ja shpall zgjedhjet e brendshme
18:27 -17/06/2026
Goditet skema e mashtrimit online në Shqipëri – arresohen 7, procedohen penalisht 27
17:34 -17/06/2026
Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij
17:32 -17/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?