KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti, pas ngritjes së aktakuzës për shpërthimin në Ibër–Lepenc: Sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor
Siguri

Kurti, pas ngritjes së aktakuzës për shpërthimin në Ibër–Lepenc: Sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor

Bekim Morina
Bekim Morina 19:12 -10/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me shpërthimin terrorist të 29 nëntorit 2024 në kanalin Ibër–Lepenc, pas një bashkëpunimi të shkëlqyer dhe hetimi të suksesshëm nga institucionet e inteligjencës dhe të sigurisë.

“Siç e kam thënë në konferencën e jashtëzakonshme, pak orë pas shpërthimit të kanalit, në bazë të informacioneve që kam marrë nga institucionet e sigurisë, sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor,” deklaron Kurti.

Ai shton se hetimet janë në rrugë të mbarë dhe se janë siguruar prova që tre të akuzuarit kanë qenë në vendngjarje natën kritike. Kryeministri falënderoi institucionet përkatëse dhe FBI-në për punën profesionale në këtë rast.

“Mund t’ju siguroj se, në bazë të informacioneve të inteligjencës, të akuzuarit kanë qenë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë dhe janë në mesin e të përfshirëve në realizim të sulmit,” thekson ai.

Sipas Kurtit, procesi gjyqësor do të dëshmojë se të akuzuarit ishin të lidhur me “mikun e Vuçiqit, terroristin Millan Radoiçiq” dhe me struktura të tjera shtetërore të Serbisë që, siç thotë ai, “planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist.”

Ai akuzon Beogradin zyrtar për mohimin e përgjegjësisë dhe përfshirjen në veprime hibride të dezinformimit:

“Përkundër faktit se Beogradi zyrtar mohonte përgjegjësinë… aktakuza e ngritur dhe epilogu i rastit, pa fije dyshimi, do të konfirmojnë të dhënat dhe vlerësimet e institucioneve të Republikës së Kosovës.”

Kryeministri thekson rëndësinë e mbrojtjes së integritetit territorial, sovranitetit dhe sundimit të ligjit:

“Rasti i fundit dëshmon që në Kosovë nuk kalon pa ndëshkim terrorizmi, sado perfid të jetë, dhe nuk mund të kalojë pa u vërejtur dhe dekonstruktuar dezinformimi.”

Në fund, ai falënderon institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Falënderojmë institucionet e sigurisë, partnerët ndërkombëtarë në krye me ShBA-të… për kontributin që po ofrojnë për një Kosovë gjithnjë e më të sigurt e paqësore, më të fuqishme në aspektin ekonomik, ligjor, integrues dhe demokratik.”

Gjithashtu lexoni:

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Shqipëria thellon bashkëpunimin me SHBA-në në mbrojtje dhe siguri

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Konjufca: Diaspora kosovare forcon lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës

Tjetërsuan  pronën 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona, në mesin e tyre dhe zyrtarë komunal

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?