Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së sotme, në të cilën po mbahet debati parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Por edhe pse tema ishte për grevë, dpuetët e opoziutës shtruan pyetje e kryeministri Kurti foli edhe për disa deklarata që ka dhënë në një intervistë rreth mundësisë për ndonjë luftë me Serbinë.
Kurti foli për këtë temë duke i dhënë përgjigje deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, për deklaratat se mund të ketë luftë në Kosovë.
Deputetja Kadrijaj kërkoi nga Kurti mos ta zhvendos vëmendjen e grevës me deklarata të tilla si ‘mund të ketë luftë në Kosovë’.
E në këtë rast kryeministri Kurti në përgjigjen e tij u shpreh se kur thotë se mund të ketë luftë, është akuzë ndaj Serbisë, dhe për këtë, ai iu drejtua deputetes ‘nuk ka pse ju pengon akuza ndaj Serbisë’.
Ai madje kërkoi nga deputetët t’i ndjekin deri në fund intervistat.
“Unë s’kam thënë që do të ketë luftë, kam thënë mund të ketë luftë, por është papërgjegjësi absolute nga ana ime si kryeministër kur i ki 48 baza të përparme ofensive rreth Kosovës, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë me thënë që s’do të ketë kurrë luftë, është gabim. Kur unë them mund të ketë luftë, ju lutem ndjekeni atë intervistë deri në fund se ajo është akuzë ndaj Serbisë. S’ka pse ju pengon juve akuza ndaj Serbisë. Kush e bën luftën, luftën e bën Serbia, prandaj ajo është akuzë në arenën ndërkombëtare ndaj Serbisë, s’ka bre pse ju pengon ajo”, tha kryeministri.
Kurti ka sqaruar se kurrë nuk ka qenë radikal, për nga karakteri, por për nga tema.
“Arsyeja pse ka nuk nevojë të jem radikal, jo pse jam ba kryeministër, por sepse se nuk është më ‘Zajednica’ këtu për ta ratifikuar atë, këtu është dallimi, ajo që bosnjizon Kosovën, pra nuk ka ‘Zajednicë’ dhe nuk ka gazlotsjellës”, tha ai.


