KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti numëron aksionet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë 2022
Politikë

Kurti numëron aksionet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë 2022

Kosova News
Kosova News 16:35 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar aksionet dhe veprimet e ndërmarra kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë vitit të kaluar.

Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se janë realizuar 854 operacione policore kundër kontrabandës, prej të cilave janë arrestuar 3 mijë e 202 persona,prej tyre 301 të cilët ishin zyrtarë publikë.

Kurti po ashtu shtoi se janë mbyllur 16 rrugë ilegale në veri të vendit, duke shkatërruar pesë laboratorë të drogës dhe tre sosh për prodhimin e paligjshëm të kriptovalutave, transmeton KosovaNews.

Sipas Kurtit, mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se janë ndërtuar katër objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës.

Postimi i Plotë:

2022: Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës:

U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës;

U arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë;

Mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit;

Shkatërruam 69 grupe kriminale;

U konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike;

Shkatërruam 5 laboratore të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe 3 laboratore për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri;

Mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave;

Janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore;

Ndërtuam 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje;

Krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare.

Gjithashtu lexoni:

Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Williams: Kosova, model frymëzues për shtetet e vogla, për ndërtimin e paqes e përfshirjes së grave në qeverisje

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

‘Defender Europe’, Maqedonci takon komandantin Wegscheider
15:20 -02/06/2025
15 të arrestuar për keqpërdorim të kartelave dhe mashtrim kompjuterik në Gjilan
15:15 -02/06/2025
15 të arrestuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë e keqpërdorim të kartelave bankare
15:09 -02/06/2025
Punime në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të komunës së Rahovecit përballen me reduktime të ujit të pijshëm
15:08 -02/06/2025
Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur
15:04 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?