KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Nuk arsyetohen mosveprimet e organeve të drejtësisë për rastet e dhunës
Politikë

Kurti: Nuk arsyetohen mosveprimet e organeve të drejtësisë për rastet e dhunës

Kosova News
Kosova News 13:54 -29/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën se nuk arsyetohen mosveprimet e organeve të drejtësisë në rastet e dhunës në familje, duke shtuar se dhuna gjykohet e dënohet.

Në një tryezë diskutimi për dhunën, Kurti ka thënë se Qeveria aktuale ka treguar veprimet konkrete kundër dhunës në baza gjinore e në familje.

“Këtë vit për herë të parë institucionet e Kosovës po i organizojnë 16 ditët e aktivizmit. Qeveria jonë ka treguar veprime konkrete kundër dhunës në baza gjinore e në familje. Pikërisht në ditën e hapjes së fushatës, një mësimdhënëse u vra barbarisht nga bashkëshorti i saj, brenda mureve të shtëpisë. Nuk mund të lejojmë që dhuna e këtillë brenda familjes të përsëritet. Përmes aktivizmit shoqëror e kemi obligim ta parandalojmë dhunën në familje. Duhet të dërgojmë mesazhin se dhuna gjykohet e dënohet”, ka thënë Kurti.

“Më duhet të arsyetoj edhe mungesën e paarsyetuar të gjyqtarëve e prokurorëve të cilët luajnë rolin kyç kundër dhunës. Para se te vija në Pejë u takova me z. Savioli (raportues special i Kombeve të Bashkuara v.j.). Njoftimi i z. Savioli për mua ishte se Prokuroria Speciale për ndjekjen e krimeve të luftës, nuk ka hasur mirëkuptimin ta takojë. Pra, nga Prokuroria nuk kanë dashur të takohen me z. Savioli. Kjo nuk i bën nder as shtetit as, prokurorëve, as askujt. Nuk ka gjë që mund ta arsyetojë mosveprimin kur vjen puna deri tek organet e drejtësisë të cilat paguhen për këtë punë”, ka shtuar ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se gjyqtarët dhe prokurorët “do të duhej të ishin në krye të detyrës për t’i luftuar këto raste”.

“Sa herë kemi pasur raste të tilla të dhunës në familje kemi parë që ka dështuar një hallkë e shtetit. Shumicën e herave ka qenë Prokuroria ajo, por edhe Gjykata me dënime të vogla”, ka thënë ajo.

Kurti takon Raportuesin Special të Kombeve të Bashkuara

Gjithashtu lexoni:

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave

KFOR-i kryen stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Kosova News 29/11/2022 29/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
20:13 -18/05/2025
Arsenali mposht Newcastlen
19:35 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?