KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Ngritja e kapaciteteve të FSK-së, në përputhje me standardet e NATO-s
Siguri

Kurti: Ngritja e kapaciteteve të FSK-së, në përputhje me standardet e NATO-s

Kosova News
Kosova News 20:31 -21/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, priti në zyrën e tij gjeneral brigade Joachim Hoppe dhe gjeneral brigade Ralf Hammerstein, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjenerali Hoppe këto ditë e përfundon mandatin si drejtor i NALT dhe këtë detyrë do të fillojë ta ushtrojë gjeneral Hammerstein. Kryeministri Kurti falënderoi atë për qasjen e vazhdueshme bashkëpunuese dhe konstruktive me institucionet e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për mbështetjen e pakursyer të tij dhe ekipit të tij për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjeneral Hoppe gjatë mandatit të tij së bashku me ekipin e tij dha kontribut të theksuar në hartimin e politikave të mjekësisë ushtarake si dhe fusha të tjera që ndërlidhen me planifikimin strategjik në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë duke ecur në drejtimin e duhur në përputhje me planet e tyre zhvillimore dhe se këshillimi për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së po bëhet në përputhje me standardet e vendeve të NATO-s. Teksa falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin e ngushtë.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e uroi Gjeneralin Hammerstein për detyrën dhe përgjegjësinë e re si Drejtori i NALT dhe e siguroi atë që bashkëpunimi me ekipin e NALT do të vazhdojë me synim avancimin e mëtejmë.

Gjithashtu lexoni:

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Haradinaj: Ilirin e Hazirin do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë

Tentim vrasje në Viti

Kosova News 21/03/2023 21/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?