KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti nga ShBA-ja: Ura e Ibrit duhet të hapet sa më parë, është e dobishme për të gjithë
Politikë

Kurti nga ShBA-ja: Ura e Ibrit duhet të hapet sa më parë, është e dobishme për të gjithë

Kosova News
Kosova News 19:31 -19/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti sërish është deklaruar për hapjen e urës mbi lumin Ibër, duke thënë se jemi vonuar sa i përket kësaj çështje. Ai tha se ura është dashur të hapet para 25 vjetësh, atëherë kur është çliruar Kosova.

“Nuk është dashur të jetë e mbyllur kur u pavarësua Kosova para 16 viteve, ajo është dashur të jetë e hapur edhe para 8 viteve në bazë të marrëveshjes së Brukselit, planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefish të vonuar për shumë vite dhe ajo çfarë duhet të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë në të dy anët e lumit Ibër. Të kenë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik. Duhet të na mirëkuptoni që ne nuk mund të themi se sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë vlejnë gjithandej Kosovës për të gjithë, përveç se në urën kryesore në lumin Ibër”, tha Kurti në një lidhje direkte nga Çikago për Zërin e Amerikës.

Kurti tutje tha se janë duke i dëgjuar me vëmendje të gjitha vërejtjet dhe sygjerimet nga partnerët ndërkombëtarë.

“Jemi duke i dëgjuar me vëmendje të gjitha vërejtet dhe sygjerimet. Kurrë nuk kam pasur më shumë konsultime dhe koordinim dhe jam optimist se do ta kemi edhe sundimin e ligjit e lirinë e lëvizjes në njërën anë e paqen, sigurinë në anën tjetër. Hapja e urës nuk është kundër askujt, është për komunitetin serb për shqiptarët, për boshnjakët dhe për të gjithë pakicat. Evropa i ka shembur të gjitha muret, ne jemi në Evropë dhe duhet ta hapim edhe këtë urë”.

Kryeministri u shpreh se nuk do të lejojnë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht derisa insistoi se ura duhet hapur.

“Ne jemi të interesuar që hapjen e urës ta bëjmë në bazë të planit që e kemi ndarë së bashku me aleatët amerikanë dhe evropianë. Kemi zhvilluar konsultime me serbët në veri të Kosovës, edhe në jug, me shqiptarët e komunën veriore e jugore. E kemi testuar qëndrueshmërinë e urës dhe po e bëjmë një dizajnim, zbukurim sepse duhet të kujdesemi për pamjen vizuele të kësaj ure. Duam që ta bëjmë sa më parë por as nuk do ti befasojmë partnerët në njërën anë e as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin e qëllimin e kemi të mirë. Është e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kurti: PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin, askund s’thuhet se votimi i fshehtë është antikushtetues

Limaj: Nëse partia e parë s’ka shumicë, t’u jepet mundësia të tjerëve – në fund bën edhe qeveri teknike

Abdixhiku: Me plot zemër do ta votonim me 20 vota kundër Haxhiun, por s’bëjmë shkelje kushtetuese

Kosova News 19/08/2024 19/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
21:22 -28/06/2025
Si ta freskoni shpejt veturën tuaj këtë verë, truk shkencor
21:16 -28/06/2025
Dasma 30 mln dollarëshe në Venecia do t’i zbresë Jeff Bezos vetëm 0.01% nga pasuria
21:08 -28/06/2025
“Vdiq” 30 vite më parë, kroati gjendet i gjallë
21:05 -28/06/2025
A ka potencial për konflikt në Ballkan? Përgjigjet ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton
21:01 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?