KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti nga Parisi: Serbia kërkon më shumë konflikt se sa bashkëpunim, po sfidon paqen dhe sigurinë në Evropë
Politikë

Kurti nga Parisi: Serbia kërkon më shumë konflikt se sa bashkëpunim, po sfidon paqen dhe sigurinë në Evropë

Kosova News
Kosova News 14:54 -11/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa iu ka drejtuar Forumit të Paqes në Paris tha se Kosova ka filluar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndërkaq edhe pas 11 vjetësh, raportet nuk janë më të mira sesa para një dekade dhe sipas tij ka një arsye të qartë për këtë.

Ai theksoi se paqen dhe sigurinë në Evropë, përveç Rusisë, po e sfidon edhe Serbia.

Sipas kreut qeveritar, Serbia ka dështuar më demokratizimin e vetë dhe kërkon më shumë konflikt se sa bashkëpunim.

“Serbia ende i jep lavdi kriminelëve të luftës në vend se t’i dënojë e gjykojë. Kam frikë që Serbia nuk është as demokratike as e pavarur, është një regjim që udhëhiqet nga Kisha Ortodokse e dominohet nga Rusia e Putinit. Paqja dhe siguria në Evropë nuk po sfidohet vetëm në lindje nga Rusia, por edhe në juglindje nga Serbia. Ata nuk kanë kufij të përbashkët, por kanë qëllime të përbashkëta. I shohin shtetet me thjerrëza të etnisë sepse nuk besojnë në vlerat e demokracisë”, ka thënë Kurti.

- Reklamë -

Kurti gjatë bisedës në kuadër të Forumit për Paqe në Paris, ka thënë se Kosova është e gatshme që Serbisë t’ia shtrijë dorën dhe të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore, por ngriti dyshime se Serbia mund ta bëjë të njëjtën gjë.

“Kosova kërkon marrëdhënie fqinjësore të mira me Serbinë fqinje dhe jemi të gatshëm të zgjasim dorën për një vend që ka kryer gjenocid ndaj vendit tonë. Nëse ata janë gati t’i çlirojnë grushtet e tyre. Ajo që  nuk ofrojmë më janë koncesionet për të ndarë vendin tonë në vija etnike e të tjera”, tha tutje ai.

Kurti foli edhe për mosnjohjen e 5 shteteve anëtare të BE-së dhe tha se ato mund ta bëjnë këtë sepse kështu do ta ndihmonin edhe Serbinë që ta pranonte më shpejtë Kosovën.

“Nëse Serbia nuk është gati, le të na njohin pesë shtetet anëtare të Evropës. Nuk kanë nevojë të presin, mund ta ndihmojnë Serbinë që të na pranojë më shpejtë nëse ata na pranojnë së pari”, tha kryeministri.

Gjatë këtij fjalimi kreu qeveritar nga Parisi tha se paqja dhe siguria në Evropë nuk po sfidohet vetëm në lindje nga Rusia, por edhe në juglindje nga Serbia.

“Ata nuk kanë kufij të përbashkët, por kanë qëllime të përbashkëta për dominim. I shohin shtetet me thjerrëzat e etnisë sepse nuk besojnë ne vlerat e demokracisë, ku qytetaria ka të bëjë me bindje ndaj institucioneve të ligjshme dhe përqafimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të barabarta. Kjo është themelore dhe duhet të jemi vigjilent dhe nuk mund të lejojmë që fashizmi të fitojë legjitimitet për shkak se kontinenti ynë është vënë në zjarr disa herë. Atë që, ne, e shohim në Ukrainë është e qartë, është fashizëm rus”, tha Kurti.

Tutje Kurti ka thënë se ekziston rrezik përreth kufijve me Serbinë, por ka thënë se Kosova mbështetet në NATO-n.

“Rreth kufijve të Kosovës me Serbinë, ekzistojnë 48 baza të veprimit në pararojë me qindra mijëra ushtarë, 28 prej të cilave në xhandarmëri dhe 20 të tjera ushtarake. Është rrezik për vendin tonë, jemi shumë vigjilent por asnjëherë të frikësuar. Kosova nuk është në NATO, por Kosova është brenda NATO-s. Historia e Kosovës dhe e NATO-s janë të ndërthura dhe e ardhmja e tyre është e ndërthurur. Duhet sa më shpejtë të integrohemi në NATO”.

Në Forumin për Paqe në Paris, bashkë me kryeministrin Kurti po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dje, në Pallatin Elysée, Osmani dhe Kurti janë pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Osmani në një postim tha se bashkë me Macron kanë diskutuar për partneritetin mes dy shteteve, dinamizimin e dialogut me Serbinë si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ndërsa, temë diskutimi mes Kurtit, Osmanit e Macron kanë qenë zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 11/11/2022 11/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?