KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Nga fillimi i mandatit janë zhvilluar mbi 1000 operacione policore
Politikë

Kurti: Nga fillimi i mandatit janë zhvilluar mbi 1000 operacione policore

Kosova News
Kosova News 18:25 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Komunën e Vushtrrisë, me rastin e Ditës së Informimit të Komuniteteve.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se Kurti me këtë rast ka thënë se profesionalizimi i kësaj Akademie dhe stafit të përkushtuar është i rëndësishëm, për mbrojtjen e kufijve tanë, që mallrat që kalojnë atje të jenë të kontrolluara; që kriminelët të identifikohen, të ndëshkohen e rehabilitohen, që të mbrohet jeta dhe prona e qytetarëve tanë, si dhe të menaxhohen rastet emergjente.

Kurti tha se nga fillimi i mandatit qeverisës, janë zhvilluar mbi 1000 operacione policore, kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, janë shkatërruar 100 grupe kriminale, 16 laboratorë të drogës dhe janë arrestuar mbi 3800 persona.

Duke qenë partner serioz dhe të besueshëm për aleatët tanë, kryeministri theksoi se po i kontribuojmë paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë.

“Uroj që ta shfrytëzoni këtë rast të shkëlqyer për të mësuar rreth mundësive të ofruara dhe për procesin e aplikimit, që ta bëni Akademinë e Sigurisë Publike të Kosovës pjesë të planeve dhe të ëndrrave tuaja për të ardhmen. Besoj që në këtë mënyrë ju mund të përfitoni shumë, por e di që edhe Kosova do të përfitojë shumë nga shërbimi juaj. Akademia e Sigurisë Publike sjell dije në punën e secilit, për siguri të të gjithë qytetarëve”, tha kryeministri Kurti.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi se “Në historinë e themelimit të institucioneve tona, në ngritjen dhe forcimin e përditshëm të tyre, pjesë e pandashme është kontributi i zyrtarëve tanë nga të gjitha komunitetet, të cilët në çdo ditë të punës së tyre janë në shërbim të qytetarëve tanë pa dallim”.

Në anën tjetër ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq theksoi se kjo akademi, është përkushtim, besueshmëri, zgjedhje dhe ardhmëri.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?