Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit dhe ish-Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, në ditën e parë të vitit 2026.
“Nexhat Daci ishte një figurë kyçe në shtetndërtimin e Kosovës dhe një intelektual i shquar. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kujtimi për të do të mbetet i paharrueshëm,” ka thënë Kurti.
Nexhat Daci ishte kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, profesor i shquar dhe autor i shumë punimeve shkencore.


