Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Austri.
Gjatë vizitës dyditore, ai pritet të zhvillojë takim me kancelarin e Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum), njofton zyra për media e Kryeministrit.


