KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në takim me përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave: Barazia gjinore, parakusht për barazi shoqërore
Politikë

Kurti në takim me përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave: Barazia gjinore, parakusht për barazi shoqërore

Kosova News
Kosova News 16:34 -31/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Barazia gjinore është si parakusht për barazi shoqërore. Kështu u theksua në takimin e sotëm që kryeministri Albin Kurti, zhvilloi me përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave.

Gjatë këtij takimi u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të institucioneve të shtetit dhe shoqërisë civile, për të forcuar zhvillimin ekonomik dhe për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

“Kryeministri Kurti potencoi punën dhe përkushtimin e Qeverisë për shoqëri me të drejta dhe mundësi të barabarta. Ai veçoi masat e ndërmarra nga Qeveria, në sajë të të cilave janë punësuar mbi nëntë mijë gra dhe vajza, si dhe rritjen e vendeve të punës gjatë 27 muajve të fundit, me 25,970 gra të punësuara ose 58.3% rritje të vendeve të punës për gra dhe vajza”, thuhet në njoftim.

Duke folur për rëndësinë e edukimit si faktor për fuqizimin e vajzave, u përmend mundësimi i studimeve falas, si dhe ndarja e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit. Për mbylljen e hendekut në punësim, u veçua ndarja e 1,300 bursa për fushat STEM në vitin e kaluar akademik dhe 1,600 bursa për 2022-23. Ndërsa për të urëzuar edukimin me tregun e punës u theksua pilotimi i arsimit dual me 8 profile të reja për këtë vit në 21 shkolla profesionale,  në 14 komuna.

Në këtë diskutim të përbashkët, morën pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kryesuesja e Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës, Tinka Kurti, zëvendësuesja e Kryeshefes Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, si dhe përfaqësueset e FEG: Saxhide Mustafa nga Riinvest,  Igballe Rogova nga RrGK, Nora Latifi- Jashari nga GAP, Luljeta Demolli nga QKSGj si dhe Rrezarta Krasniqi nga D4D.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?