KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në takim me biznesmenë nga Austria: Kosova, atraktive dhe destinacion i përshtatshëm për investitorë
Ekonomi

Kurti në takim me biznesmenë nga Austria: Kosova, atraktive dhe destinacion i përshtatshëm për investitorë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:00 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e bizneseve nga Austria – në kuadër të programit “Mundësitë në Projektet e Energjisë në Kosovë”, pë5rcjell KosovaNews.

Kurti në adresimin e tij veçoi përparësinë që Qeveria po i jep investimeve dhe zhvillimit të potencialit të rëndësishëm të energjisë së rinovueshme të vendit, njofton Zyra e Kryeministrit.

Duke folur për Stategjinë e Energjisë që u miratua së fundmi në Kuvend, ai njoftoi delegacionin e pranishëm se Qeveria synon që brenda 10 viteve të diversifikojë energjinë përmes shtimit të 1300 megavateve të reja të instaluara nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Një komponent i rëndësishëm i nevojshëm për ndërtimin e infrastrukturës energjetike të së ardhmes është pjesëmarrja e sektorit privat, shtoi ai.

Ai tha se gjatë dy viteve të fundit, vazhdimisht është punuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë, duke e bërë atë një nga më konkurrentët në rajon.

“Procedurat e lehta dhe të shpejta të regjistrimit të biznesit, politikat e favorshme tatimore, sistemi ligjor dhe ligjet transparente për investimet e huaja, krahas pozitës shumë të mirë gjeografike, fuqisë së re punëtore dhe progresit demokratik në vend”, ishin disa prej veçorive që kryeministri Kurti i përmendi para përfaqësuesve të bizneseve, e që e bëjnë Kosovën atraktive dhe destinacion të përshtatshëm për investitorë të huaj dhe vendorë, sidomos në fushën në burime të ripërtëritshme.

Kurti ka theksuar se bazuar në indikatorët ekonomikë të dy viteve të fundit, Kosova po bëhet gjithmonë e më shumë ekonomi e bazuar nga eksporti. Më tej, tha se ai beson që historia e suksesit të Kosovës, që bashkëdyzon ekonominë dhe demokracinë, është platformë e rëndësishme për investitorë.

Ai e mirëpriti interesimin, vizitën dhe pjesëmarrjen e bizneseve nga Austria në nisma dhe programe si ky sot, dhe tjera që do të vijnë.

Gjithashtu lexoni:

IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve

Promovohet libri “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”

Kurti nis fushatën e korrje-shirjes me rekord të ri: Mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë

Haxhiu: Po bëhen përpjekje maksimale, që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë për Agon Zejnullahun

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë

KosovaNewss 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Haradinaj për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi
21:02 -08/07/2025
IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve
20:24 -08/07/2025
Hekuran Murati: Përparim, gënjeve që Qeveria të ka bllokuar buxhetin, të demantova me fakte dhe argumente
20:19 -08/07/2025
Ardon Pajaziti nga Premierliga transferohet te Hajduk Spliti
19:55 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?