KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në Qirez e Likoshan: Masakra e vitit 1998 zgjoi ndërgjegjen kombëtare
Siguri

Kurti në Qirez e Likoshan: Masakra e vitit 1998 zgjoi ndërgjegjen kombëtare

Kosova News
Kosova News 13:14 -28/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nënkryetarin Ardian Gola dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, kanë bërë homazhe në Qirez dhe Likoshan, me rastin e 28-vjetorit të masakrës, për të nderuar martirët dhe dëshmorët e rënë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti ka theksuar se masakra e kryer në Qirez dhe Likoshan shënoi një moment të rëndësishëm të ndërgjegjësimit kombëtar.
“Në mesin e tyre ishte edhe gruaja shtatzënë në muajin e shtatë, Rukije Nebihu, 27-vjeçare, e cila në prehër e kishte vajzën trevjeçare që e takuam sot këtu. Por u vranë shumë të familjes Ahmeti, Sejdiu, pastaj Behrami, Fazliu, Rama, dhe katër dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të familjeve Rexhepi dhe Gjeli, në një përballje të pabarabartë me forcat e Serbisë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se forcat serbe për 28 orë rresht kanë ushtruar dhunë të pandërprerë ndaj popullatës civile.
“Të cilët për 28 orë kanë goditur, kanë shtënë me artileri të rëndë, kanë pasur autoblinda dhe helikopter. Por pikërisht në kohën e kësaj masakre, me 28 shkurt të vitit 1998, kur për 28 orë rresht, artileria dhe forcat armike të Serbisë sulmuan popullsinë këtu, u bë një ndërgjegjësim i madh i popullit jo vetëm në Kosovë, por anë e mbanë trojeve që shqiptarët i popullojnë në Ballkan, edhe të mërgatës sonë”, ka theksuar ai.

Sipas Kurtit, kjo masakër ndikoi edhe në rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj krimeve të kryera në Kosovë.

- Reklamë -

“Filloi edhe një vetëdijësim gjithnjë më i madh edhe i këtyre kancelarive diplomatike botërore, po njëkohësisht edhe i opinionit publik ndërkombëtar”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka nënvizuar se sakrifica e të rënëve obligon institucionet e Kosovës që të forcojnë kapacitetet mbrojtëse të vendit.

“Çmimi i lartë i lirisë na obligon ta forcojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që askush asnjëherë të mos guxojë më të na mësyjë e të na vrasë sikurse në të kaluarën”, ka deklaruar ai.

Në fund, Kurti ka theksuar rëndësinë historike të gjakut të derdhur për liri.

“Gjaku i tyre është tek rrënjët e lirisë, tek themelet e shtetit, dhe natyrisht është kujtesë e përjetshme historike se si duhet ta mbrojmë dhe ta duam Republikën tonë dhe popullin tonë”, ka përfunduar ai.
Masakra e Likoshanit dhe Qirezit, në të cilën u vranë 24 persona, konsiderohet si e para nga masakrat e kryera nga shteti serb në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

Kosova News 28/02/2026 28/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?