KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Të dashur qytetarë të Pejës, fitoren e Vetëvendosjes nuk ka fuqi që mund ta ndalë
Politikë

Kurti: Të dashur qytetarë të Pejës, fitoren e Vetëvendosjes nuk ka fuqi që mund ta ndalë

Kosova News
Kosova News 19:35 -13/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një tubim në Pejë. Ai i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti ka thënë se fitoren e Vetëvendosjes nuk ka fuqi që mund ta ndalë.

Ai e ka cilësuar mbështetjen e pejanëve si të pakursyer dhe të pandalshme, duke theksuar rëndësinë e saj në përballimin e sfidave dhe krizave.

“E dashura Pejë, kjo mikpritje kaq e zjarrtë ma mbush zemrën me gëzim e mendjen me përgjegjësi. Faleminderit shumë. Faleminderit për sonte, faleminderit për secilën ditë, të secilës javë, të çdo muaji, përgjatë këtyre shumë viteve që na keni mbështetur pa rezervë, pa kursim, pa pushim në të gjitha stuhitë dhe krizat që i kemi kaluar si Qeveri e Republikës dhe si Lëvizje Vetëvendosje,” tha Kurti.

Ai vlerësoi qytetin e Pejës si një vend të veçantë, duke përmendur bukuritë natyrore, historinë dhe kulturën e tij.

“Të dashur qytetarë të Pejës, fitoren e Vetëvendosjes nuk ka fuqi që mund ta ndalë. Fitoren e Vetëvendosjes e të koalicionit tonë me Guxo dhe Alternativën, nuk mund ta ndalim as ne vet, sepse populli ka vendosur, e po vendos vet,” u shpreh Kurti, duke nënvizuar vendosmërinë për të vazhduar rrugën e nisur.

Kryeministri theksoi arritjet e qeverisë së tij, duke përmendur rritjen e bruto produktit vendor, të hyrave tatimore dhe buxhetit të shtetit gjatë mandatit të tij.

“Ne tash si asnjëherë më parë jemi rritur shumë e kur rritesh shumë, rriten mundësitë për t’u rritur. Por, neve tash na duhet që të rritemi edhe më shumë, na duhet ta rrisim fitoren tonë në lartësinë e gjysmë milioni zemrave të qytetarëve të Republikës së Kosovës,” tha ai.

Kurti bëri thirrje për pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së grave si në votim, ashtu edhe në punësim.

“Me mbi 500 mijë zemra që thurin vargun e fitores së numrit 118, le ta thyejmë rekordin edhe në punësim me mbi gjysmë milioni qytetarë të Republikës që punojnë për familje, për atdheun e tyre, për mirëqenien e secilit,” përfundoi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kosova News 13/01/2025 13/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?