KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në “Ditën e Forcës”: Kemi një ushtri mirë të pajisur, brezat e rinj do të jetojnë në paqe
Siguri

Kurti në “Ditën e Forcës”: Kemi një ushtri mirë të pajisur, brezat e rinj do të jetojnë në paqe

Kosova News
Kosova News 11:03 -27/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka teksa ka uruar “Ditën e Forcës” nga kazerma “Adem Jashari” duke thënë se është dita më e gëzuar për popullin e Kosovës ka përmendur buxhetin për FSK-në dhe armatimin me të cilën po furnizohet ushtria e Kosovës.

Në fjalën e tij Kurti tha se brezat e rinj janë gjithnjë e më të sigurtë falë ushtrisë së Kosovës, pa çka theksoi sakrificën e dëshmorëve, duke nisur nga kryekomandanti Adem Jashari.

“Është ditë e lumtur e gëzuar për të gjithë ne për shkak se me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me këtë ushtri të pajisur kaq të mirë e gjithnjë e më shumë, brezat e rinj do të jenë të sigurt të jetojnë në paqe, të zhvillohen dhe të lulëzojnë. Në njërën anë e kemi sakrificën e dëshmorëve të kombit, mbi të gjitha kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen Jashari, pastaj veteranët dhe invalidët e UÇK-së, e në anën tjetër i kemi gjithë këta fëmijë që kanë ardhur ta shohin ushtrinë e tyre që njëherësh ua ngroh zemrat dhe i bën të ndihen mirë për të ardhmen e tyre dhe për mbarë qytetarët dhe familjet në Kosovë” tha Kurti.
Ai tha se më herët FSK ishte shumë pak e pajisur me armatim, ndërsa tani janë bërë investime mbi 430 milionë euro.

“Mbi 430 milionë euro është investimi në armatim dhe pajisje në këto katër vitet e fundit. Më përpara ushtria jonë ka pasur vetëm automatiku të llojit …dhe revolve, që do të thotë ka qenë më pak e pajisur se Policia e Kosovës. Ndërkaq tani është e pajisur me teknologji moderne dhe sa vjen e shtohet, meqenëse tash kemi dyfishim të çizmeve në tokë të ushtarëve tanë dhe gjithashtu të syve në qiell për shkak se e kemi pajisur ushtrinë me drona, e do ta kemi së shpejti edhe fabrikën e municionit dhe prodhimit të dronëve “Made in Kosova””, tha Kurti.

- Reklamë -

Ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë partnerët  të cilët janë në krah të Kosovës dhe po e mbështesin.

“Në veçanti duhet theksuar edhe sistemin antitank “Javelin” nga SHBA dhe jemi në proces të marrjes së helikopterëve Black Haëk, dhe ky është momenti që duhet t’i falënderojmë aleatët tanë, NATO-n, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që na qëndrojnë pranë edhe në pajisje, armatim e municion por edhe me trajnime. Janë katërfishuar trajnimet jashtë vendit, është trefishuar buxheti për mbrojtje dhe siguri dhe ky është një obligim që ia kemi mbrojtjes së atdheut tonë”, përfundoi Kurti

Gjithashtu lexoni:

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01

Kosova News 27/11/2025 27/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?