Pas takimit me Lajcak, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në dasmën e Andin Hotit, djalit të veprimtarit Ukshin Hotit.
Mësohet se përvec Kurtit, në dasëm janë edhe deputetë tjerë të kuvendit.
Hoti po martohet me Kaltina Zeka që është shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
E Hoti është anëtar i PDK-së, poqë ka pasur bashkëpunime me Kurtin.
Kurti nuk e ka refuzuar ftesën e tij për dasëm.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e pranon që një nga veprimtarët që e kanë frymëzuar atë në konceptin e Lëvizjes Vetëvendosje është edhe Ukshin Hoti.
