Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, aty ku po diskutohet për sigurimin e zhvillimit ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt dhe se si të menaxhohen sfidat nën presionin e realitetit.
Kurti në këtë forum tha se rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet me demokratizimin e qeverive dhe vlerave.
“Më parë duhet të bashkëpunojmë për atë çka kemi të përbashkët sesa për ndryshimet tona, për stabilitetin institucional, përmes vlerave demokratike dhe institucionale… Rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet me demokratizimin e qeverive dhe vlerave. Qeveria e Kosovës është duke planifikuar 4.5 miliardë investime në energji të pastër në Kosovë”, ka thënë Kurti në këtë forum.
Ai foli për të arriturat e Kosovës duke theksuar renditjen e vendit si e para në rajon dhe e dyta në botë për sundim të ligjit, si dhe për rritjen ekonomike.
Kurti tha se Kosova ka 4 për qind rritje në GDP dhe 88 ngritje të eksportit, ndërkaq deficiti eksport-import, sipas tij, është 1 me 9.
“Rritja ekomomike e Kosovës, është 10.7 %, e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga pas lufta e Kosovës, po ashtu kemi pasur rritje të GDP-së me 4 %. Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë, për çka është me rëndësi demokracia jonë është duke i forcuar. Kemi ardhur më afër tek aspiratat tonë demokratike. Jam shumë i kënaqur që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruara tri marrëveshje të rëndësishme në Berlin. Marrëveshjet shpejtë pritet të ratifikohen nga Kuvendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.
Shefi i Qeverisë së Kosovës, ka folur edhe për arritjet e Kosovës, sa i përket rangimit në aspektin e drejtësisë, që sipas tij, Kosova është ngritur 17 vende më lartë.
Kurti ka folur edhe për përkrahjen e qeverisë për qytetarët e Kosovës, përmes pakove ekonomike dhe të përballjes me inflacionin, duke përmendur përkrahjen që ka dhënë qeveria ndaj pensionistëve, studentëve, bizneseve etj.
“Kemi bërë pako për ata që kursejnë energji që kursejnë 100 kilovat orë, nga viti i kaluar, ne japim subvencion 200 kilovat. kemi bërë subvencionim për pensionistët, studentët e ndërmarrësit, sektorin publik dhe atë privat. Kemi mbajtur premtimin që studentët të mos paguajnë për studimet e tyre”, ka thënë ai.
Kurti foli edhe për projektet e energjisë që parashihet në zhvillohen në Kosovës, përmes projekteve të ndryshme.
“Sa i përket energjisë së ripërtëritshme, strategia jonë është që të vazhdojmë me dekarboniziminin dhe të rrisim efiçiencën dhe të mbrojmë konsumatorin, kemi një strategji shumë ambicioze dhe një agjendë që bazohet në Deklaratën e Sofjes. Derisa nga 2031 ne do të ndërtojmë 400 megavat energji nga era që është 35 % të prodhimit të energjisë në Kosovës”, tha ai.


