KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti, në 27-vjetorin e Policisë së Kosovës: Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë
Siguri

Kurti, në 27-vjetorin e Policisë së Kosovës: Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë

Kosova News
Kosova News 19:31 -06/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës sot ka shënuar 27 vjetorin e themelimit. Me ceremoni solemne dhe nën moton “Një rrugëtim i përbashkët një mision i përhershëm” u nderua puna e të gjithë atyre zyrtarëve policorë ndër vite, si dhe u nderuan ata që humbën jetën në krye të detyrës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmendi shtrirjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit, derisa tha se do të vazhdojnë ta mbështesin policinë me pajisje moderne e kushte më të mira.

“Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë. Themelimi i Policisë së Kosovës 27 vjet më parë përkon me çlirimin tonë. Policia është angazhuar për shtet që funksionon e ku ngadhënjen rendi e ligji. Policia respekton dhe ruan qytetarët pa dallim duke zbatuar ligjin. Përgjatë 5 viteve të fundit krahas rritjes për 50 për qind të buxhetit të policisë, janë ngritur dhe forcuar mbi 20 stacione në gjithë veriun atje ku më parë nuk kishte asnjë institucion. Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për gjetjen e varrezave masive të luftës së fundit”, ka shtuar ai.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha se Policia e Kosovës për 27 vjet ka kaluar në procese transformimi dhe profesionalizmi.

“Më 6 shtator 1999, 176 kadetë nisën trajnimin si gjenerata e parë e Policisë së Kosovës. Kosova e sapo çliruar kishte nevojë për një institucion që do ta vendoste zbatimin e ligjit në themel. Nga ata 176 kadetë të parë në më shumë se 9 mijë zyrtarë policorë që janë sot, Policia e Kosovës është rritur. Policia e Kosovës është një nga institucionet më të besueshme në vend. Çdo qytetarë pavarësisht se kush është, duhet ta ndjej se përballë tij është një institucion që e mbron. Në 27 vjet Policia e Kosovës ka bërë rrugë të gjatë në aspekt profesional dhe operacional. Policia e Kosovës është një pjesë e bashkëpunimit më të gjerë me institucionet ndërkombëtare. Kjo është dëshmi se policia ka ndërtuar një nivel profesionalizmi. Andaj anëtarësimi i Kosovës në Interpol mbetet i rëndësishëm”, ka deklaruar ajo.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha deklaroi se kjo është një ditë krenarie për Policinë e Kosovës, institucionet dhe qytetarët.

“Sot shënojmë 27 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Një institucion që është zhvilluar e forcuar mbi parimet e ligjit. Rruga jonë ka kaluar në sfida të shumta, por që policia ka treguar vullnetin e aftësinë për t’ju përgjigjur nevojave të kohës. Policia është shndërruar në një institucion modern e të besueshëm. Në këtë përvjetor para se të flasim për arritjen dhe të ardhmen duhet të ndalemi dhe të kujtojmë me nderim e respekt të gjithë ata zyrtarë që kanë shërbyer, e që një pjesë e tyre tashmë kanë dal në pension”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Glauk Konjufca: Nderimi i Mlladiqit në Beograd, turp i thellë moral dhe politik

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Bordi i Paqes reagon për përfshirjen e Kosovës në ISF

Hoxha dhe Schubel diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik

Nga Kaçaniku te Pavarësia: Kurti kujton 36-vjetorin e Republikës

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?