KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 150 studentëve të Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Politikë

Kurti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 150 studentëve të Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Kosova News
Kosova News 13:56 -08/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 150 studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Duke e cilësuar këtë ditë të veçantë, kryeministri Kurti tha se kjo është një ditë e paharrueshme për të gjithë ju, ditë që shënon kurorëzimin e angazhimit dhe përkushtimit tuaj gjatë këtyre viteve të studimit. Ai tha se Universiteti Publik “Kadri Zeka” që nga dita e themelimit është bërë vatër e dijes për mijëra të rinj e të reja, jo vetëm nga Gjilani e Anamorava, por edhe nga Lugina e Preshevës e deri në Kumanovë. Ky institucion, tha ai, vazhdon traditën universitare të këtij qyteti që prej vitit 1958, duke përgatitur gjenerata mësimdhënësish, studiuesish dhe profesionistësh të fushave të ndryshme, që kanë lënë gjurmë e vazhdojnë të kontribuojnë për vendin tonë.

“Sot, Universiteti ‘Kadri Zeka’ është një institucion i konsoliduar, me gjashtë fakultete e 15 programe studimi, tetë në nivelin Bachelor dhe shtatë sosh në nivelin Master. Riakreditimi pesëvjeçar i vitit të kaluar, dëshmon standardet e tij të larta akademike, përkushtimin e stafit dhe rolin e këtij universiteti si qendër e dijes dhe inovacionit në rajon”, tha kryeministri Kurti.

Më tej, në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se arsimi është e drejtë e pakushtëzuar, andaj edhe ne si Qeveri e Republikës kemi qenë krah jush në rrugëtimin tuaj akademik. Ai tha po theksoi arsimi i lartë publik është falas që nga viti i parë i mandatit tonë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit vetëm në dy vitet e fundit ka ndarë mbi 1200 bursa për studentët e Universitetit të Gjilanit, dhe është rritur buxheti për kërkime shkencore. “Po investojmë në programe që lidhen ngushtë me tregun e punës, inovacionin dhe teknologjinë. Sepse, duam që studentët tanë të mos jenë vetëm të diplomuar, por edhe të punësuar, të mos jenë vetëm të punësuar, por edhe të suksesshëm dhe të mos jenë vetëm të suksesshëm, por edhe kontribuues në zhvillimin e vendit”, u shpreh kryeministri.

“Mos u ndalni asnjëherë duke lexuar e studiuar, mos e ndalni asnjëherë kureshtjen për dije dhe pasionin për studim. Diploma, të cilën e merrni sot është veçse përmbyllja e një kapitulli e kurrsesi fundi i një libri, që është vetë jeta. E me këtë porosi të mbramë, unë ju uroj të gjithë juve, por edhe familjeve tuaja, gjithashtu edhe profesorëve, që janë këtu me ne dhe atyre që nuk janë këtu me ne, por ishin me juve në këtë rrugëtim të rëndësishëm; duke thënë që le të jetë ky fillim i një udhe të gjatë me suksese, krenari dhe shpresë për secilën e secilin prej jush e për të ardhmen e vendit tonë!”, ishte thirrja dhe urimi i kryeministrit në përfundim të fjalës së tij.

Gjithashtu lexoni:

Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut

Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Elezi: Nesër certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Kurti publikon pamje nga Greqia, tregon rëndësinë e shkuarjes atje!

Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Kosova News 08/09/2025 08/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?