KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mirëpret të rinjtë rajonalë për dialog dhe bashkëpunim për të ardhmen
Politikë

Kurti mirëpret të rinjtë rajonalë për dialog dhe bashkëpunim për të ardhmen

Kosova News
Kosova News 13:46 -17/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në mëngjes në ndërtesën e Qeverisë të rinjtë nga Kosova dhe vendet e rajonit: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të organizuar nga RYCO në kuadër të Procesit të Berlinit të cilët marrin pjesë në Forumin Rinor e që kësaj radhe, për herë të parë, po mbahet në Prishtinë.

Në një komunikatë për medie nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shprehu kënaqësinë që Forumi Rinor po zhvillohet në Kosovë, duke e cilësuar si vendi i duhur për të rinjtë që të takohen, të zhvillojnë diskutime për të kaluarën dhe të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë.

“Ai rikujtoi progresin në kuadër të Procesit të Berlinit dhe pesë marrëveshjet rajonale të nënshkruara në tri vitet e fundit që lehtësojnë lëvizshmërinë, veçanërisht për studentët dhe punëtorët, duke veçuar ‘Marrëveshjen për Arsimin e Lartë’ dhe ‘Njohjen e Profesioneve’. Ai shprehu kënaqësinë që të rinjtë nga Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë pasur nevojë për vizë për të ardhur në Kosovë dhe theksoi se pengesa për të rinjtë e Kosovës që të udhëtojnë pa viza në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të hiqet”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Kurti theksoi përkushtimin e qeverisë për të krijuar mundësi për të rinjtë përmes arsimit publik falas, bursave dhe arsimit dual, si dhe rëndësinë e demokracisë, lirisë së medias dhe debatit të hapur. Ai inkurajoi të rinjtë të marrin pjesë në shkëmbime, aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe të mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit.

“Me mendje të hapur dhe gatishmëri për të dëgjuar, mund t’i përballoni edhe debatet më të vështira dhe prapë të gjeni pika të përbashkëta” tha ai, duke u uruar forum produktiv dhe qëndrim të këndshëm në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kosova News 17/09/2025 17/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?