KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mirëpret një delegacion të lartë të zyrtarëve dhe bizneseve amerikane, i fton të investojnë në Kosovë
Ekonomi

Kurti mirëpret një delegacion të lartë të zyrtarëve dhe bizneseve amerikane, i fton të investojnë në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:37 -03/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi mirëpritën sot në ndërtesën e Qeverisë një delegacion të përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit Amerikan, Korporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Bankës Amerikane për Eksport-Import, Shoqatës së Biznesit Amerikë – Evropë Qendrore, si dhe përfaqësues të gjashtë kompanive të mëdha amerikane të sektorit të energjisë, General Electric, Honeywell, Emerson Electric, Siemens Energy, Advent Technologies, dhe Wethington International. Ky delegacion udhëhiqej nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Duke iu uruar mirëseardhje në Kosovë, Kurti vuri theksin te rëndësia dhe veçantia e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve.

Ai njoftoi për progresin ekonomik dhe demokratik në vend gjatë dy viteve të fundit, përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, kriza energjetike dhe ajo e inflacionit si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Si histori e dyfishtë e suksesit, e intervenimit të suksesshëm ndërkombëtar në pranverën e vitit 1999 dhe e bashkëdyzimit të demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik, Kosova është një histori në të cilën ia vlen të investohet”, tha kryeministri Kurti.

Përfaqësuesja Speciale për Partneritete Botërore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Dorothy McAuliffe tha se vizita e këtij delegacioni është në frymën e partneritetit, partneritet ky që është i fortë ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës dhe me prioritet për ShBA-të.

Kompanitë amerikane Honeywell, GE Power, Siemens Energy, Advent Technologies, Emerson Automation Solutions, si dhe Wethington International kanë shprehur interesin e tyre për të investuar në Kosovë dhe për të kontribuar në planet e Kosovës për zhvillim të sektorit të energjisë. Përfaqësuesit e këtyre kompanive prezantuan punën e tyre dhe teknologjitë të cilat ofrojnë, të cilat janë në linjë me Strategjinë e Energjisë, si dhe projektet kryesore të Qeverisë për këtë sektor.

Paraprakisht, delegacioni amerikan kishin zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila u kishte prezantuar atyre projektet që Qeveria është duke i zhvilluar, dhe mundësitë për investim në sektor të energjisë dhe sektorë të tjerë në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Presidenti dhe Qeveria janë procese të ndara, por mund të ndërlidhen nëse ka vullnet politik

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.63€, benzina 1.45€

Konjufca i shkruan letër Kallasit: Jemi të shqetësuar për reagimin e kufizuar të BE-së pas deklaratave të Paunoviqit

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër

KosovaNewss 03/03/2023 03/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë
18:00 -19/07/2026
Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
17:46 -19/07/2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
17:23 -19/07/2026
​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona
15:54 -19/07/2026
Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?