KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Mirënjohës ndaj Erdogan për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO
Politikë

Kurti: Mirënjohës ndaj Erdogan për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO

Kosova News
Kosova News 18:22 -15/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, në shënim të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu konsideratat e popullit të Kosovës ndaj vendit dhe popullit turk.

“Nata e 15-16 korrikut 2016 ishte një ngjarje e rëndë për Turqinë, por edhe një natë e ankthshme për demokracitë kudo në botë. Para syve tanë po tentohej që pushteti t’i rrëmbehej me forcën e armëve përfaqësuesve të zgjedhur të popullit turk. Populli u ngrit në mbrojtje të demokracisë, miliona qytetarë mbushën sheshet, ata me trupat e tyre formuan barrikada kundrejt tankeve dhe në fund fituan”, ka deklaruar Kurti në këtë ceremoni.

Kosova te Turqia shikon një shtet aleat dhe një popull mik, me të cilin kemi lidhje të ngushta historike, marrëdhënie të sinqerta dhe të dobishme në shumë plane në të tashmen, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij.

Ai shtoi se edhe për të ardhmen, populli i Kosovës dhe ai i Turqisë ndajnë perspektivën e paqes së qëndrueshme në rajonin e Ballkanit, të integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si edhe të zhvillimit ekonomik e social.

“I jemi mirënjohës presidentit Erdogan për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO, si një veprim i denjë që do t’i shërbente sigurisë dhe paqes në Ballkan dhe në botë. Turqia i vlerëson siç duhet kërcënimet ndaj sigurisë në rajonin tonë dhe është mbështetëse e zgjerimit të NATO-s dhe të ndikimit të aleancës veriatlantike në Ballkanin Perëndimor”.

Kurti thotë se Turqia mbetet një partner strategjik i Kosovës dhe qeveria e Kosovës është e përkushtuar në vijimin dhe në zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike e kulturore dhe sociale mes dy vendeve.

Gjithashtu lexoni:

32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar

Izraeli i kërkon Amerikës t’i bashkohet në “luftën” kundër Iranit

Salihu e PDK-së thotë se me Albin Kurtin e VV-në edhe në të kaluarën ka pasur kriza dhe bllokada

Rexha: Vetëvendosje është munduar të kontaktoj të gjitha partitë, konstituimi është obligim kushtetues

Kadrijaj thotë se VV-së po i pëlqen bllokada në Kuvend: Nuk po shohim angazhim

Kosova News 15/07/2022 15/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar
11:29 -15/06/2025
Aksion në lokalet e natës në Prizren – arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika
11:24 -15/06/2025
Izraeli i kërkon Amerikës t’i bashkohet në “luftën” kundër Iranit
11:18 -15/06/2025
Salihu e PDK-së thotë se me Albin Kurtin e VV-në edhe në të kaluarën ka pasur kriza dhe bllokada
11:09 -15/06/2025
Rexha: Vetëvendosje është munduar të kontaktoj të gjitha partitë, konstituimi është obligim kushtetues
11:03 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?