Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kabineti qeveritar pritet që gjatë të premtes të bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Këto homazhe pritet të fillojnë nga ora 11:30.
Pas të njëjtave, Kurti pritet të vizitojë familjen Haradinaj.
24 marsi i vitit 2023 shënon 25-vjetorin e zhvillimit të betejës së UÇK-së në Gllogjan. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.


