KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Mbi 7000 libra për luftën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët
Arsim

Kurti: Mbi 7000 libra për luftën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët

Kosova News
Kosova News 20:01 -14/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit “Lufta e Kosovës 1997-1999: Një bibliografi e përzgjedhur”, të autorëve Durim Abdullahu dhe Davjol Ndoja, e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se që nga koha e luftës në Kosovë e deri sot, janë shkruar shumë libra për luftën e Kosovës, por ky është libri i parë i shkruar për librat për luftën e Kosovës.

“Në këtë libër janë evidentuar plot 7,700 libra për luftën e Kosovës. Dhe kjo shifër kaq e madhe, u shpreh kryeministri Kurti na bën edhe më shumë të reflektojmë pasi vetëm 600 libra prej të gjithë këtyre librave janë shkruar nga autorë shqiptarë, që do të thotë se pjesa tjetër, mbi 7,000 libra janë shkruar nga autorët ndërkombëtarë.Nga gjithsej 7,700 librat për luftën e Kosovës, disa edhe përkthyer në 28 gjuhë të ndryshme”, tha Kurti. 

Autorët, Abdullahu dhe Ndoja, i kanë identifikuar dhe regjistruar ata duke i nxjerrë prej 45 bibliotekave kryesisht kombëtare, nga 43 shtete të ndryshme, anë e mbanë globit. 

Kryeministri i uroi të dy autorët për këtë ndërmarrje të finalizuar me këtë libër të jashtëzakonshëm, dhe tha se beson fuqishëm që sikur në këtë rast, kur një studiues nga Prishtina dhe një studiuese nga Tirana, i bëjnë forcat bashkë, rezultati janë veprat e tilla të mëdha dhe të dobishme, për shoqërinë dhe shtetin, për kombin dhe të ardhmen. 

Në këtë promovim të librit, të pranishëm ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë, z.Vigan Qorrolli, deputetë të Kuvendit të Republikës, Fejza, Hyseni e Rrustemi, profesorë e studentë.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Kosova News 14/06/2024 14/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?