KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen dhe pozita e Kosovës në procese rajonale duhet të përmirësohet
Politikë

Kurti: Marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen dhe pozita e Kosovës në procese rajonale duhet të përmirësohet

Kosova News
Kosova News 22:35 -03/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Liderët nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, nikoqir i të cilit ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për arritjen e këtyre marrëveshjeve të rëndësishme e ka falënderuar kancelarin gjerman, Scholz, për punën e bërë nga Qeveria gjermane, si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për angazhimin.

“Kosova është partner dhe aktor proaktiv dhe konstruktiv. Andaj theksova se ne kërkojmë bashkëpunim të bazuar në respekt reciprok dhe barazi, e bashkëpunim që promovon rregullat dhe vlerat e BE-së, që mundëson përparimin dhe avancon demokracinë”, ka thënë Kurti, përmes një postimi në Facebook

Ai ka thënë se “marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen dhe pozita e Kosovës në procese rajonale duhet të përmirësohet. Kosova duhet të kryesojë organizata rajonale në të cilat është anëtare dhe të jetë nikoqire e tyre”.

“Në sesionin e sigurisë së furnizimit me energji, adresova faktin se Kosova është me fat që nuk mbështetet në gazin e Rusisë, por megjithatë mbështetemi në importin e energjisë elektrike, e veçanërisht gjatë dimrit. Kriza energjetike, e rënduar nga agresioni rus në Ukrainë dhe përdorimi si armë i energjisë nga Putini, ka ndikuar nëpërmjet çmimeve të larta të energjisë elektrike”.

Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës iu bashkua të gjitha sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse, sepse e kuptojmë se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë dhe paqen e Evropës, e më e rëndësishmja, për jetën e popullit ukrainas. “Ne besojmë se asnjë vend demokratik nuk duhet të qëndrojë neutral përballë mizorisë dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë”.

“Si qeveri, ne po synojmë të mbrojmë qytetarët tanë nga rritja e çmimeve të energjisë, por edhe të sigurojmë që të ketë stimuj për të rritur efiçiencën e energjisë dhe për të ulur kërkesën për energji. Këtë vit kërkesa jonë për energji elektrike është ulur me mbi 6%. Ne synojmë ta mbajmë këtë trend duke subvencionuar familjet që kursejnë energji dhe blejnë pajisje efiçiente për ngrohje. Deri në fund të vitit, ne do të miratojmë Ligjin tonë të parë për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë, do ta bëjmë më të lehtë për familjet dhe bizneset instalimin e paneleve diellore dhe do të hapim ankandin e parë për investitorët privatë”, ka shkruar Kurti, duke thënë se e ka falënderuar BE-në dhe Gjermaninë që kanë qenë partnerë tonë të palëkundur.

Nikoqiri i këtij samiti, kancelari gjerman, Olaf Scholz, e konsideroi nënshkrimin e marrëveshjeve një “sukses jashtëzakonisht i madh për qytetarët e rajonit”, ndërsa shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë përkrahjen e Gjermanisë përgjatë gjithë procesit.

“Ky samit tregon se dëshira e përbashkët për të arritur marrëveshje është shumë e madhe, andaj Gjermania e përkrah fuqishëm këtë proces”, u shpreh Scholz në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Ai shtoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Sot jemi të bindur se procesi i Berlinit, jo vetëm që do të ndihmojë për shfrytëzimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por do ta përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Scholz.

Përveç bashkëpunimit rajonal, Scholz theksoi se “sfidat nga migrimi i parregullt, korrupsioni dhe krimi i organizuar janë çështje kyçe për të gjithë ne”, ndërsa shtoi se vendet ballkanike duhet t’i harmonizojnë politikat e vizave me BE-në.

Gjithashtu lexoni:

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

Kosova News 03/11/2022 03/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
18:31 -30/06/2025
Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë
18:25 -30/06/2025
Botërori i Klubeve 2029 mund të mbahet në Katar
18:20 -30/06/2025
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
17:06 -30/06/2025
Bota ndryshoi përgjithmonë, 18 vjet nga prezantimi i iPhone të parë
17:03 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?