KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kujton Mujë Krasniqin me shokë: Muja dhe Beqa ishin bashkë në këngë dhe në luftë, deri kur ranë dëshmorë për liri
Politikë

Kurti kujton Mujë Krasniqin me shokë: Muja dhe Beqa ishin bashkë në këngë dhe në luftë, deri kur ranë dëshmorë për liri

Kosova News
Kosova News 18:10 -14/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Duke ia përmendur emrat e të gjithë të rënëve, kryeministri i vendit Albin Kurti lavdëroi Mujë Krasniqin dhe të gjithë dëshmorët e kombit që dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës!

Përmes një postimi në facebook, Kurti është shprehur se Muja dhe Beqa ishin bashkë në këngë dhe në luftë, deri në ditën e 14 dhjetorit 1998, kur ranë dëshmorë për liri, duke u bërë frymëzim për luftë dhe këngë.

Postimi i plotë i Kurtit:

Për 24 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së

Mëngjesin e ftohtë të 14 dhjetorit 1998, një grup ushtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa po kalonin kufirin mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë për të hyrë në Kosovë, hasën në një pritë të forcave serbe. Të ngarkuar me armë dhe municione siç ishin, ushtarët e UÇK-së u përballën me trupat serbe duke luftuar te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjithsej 41 ushtarë të UÇK-së ranë dëshmorë në udhëtimin e tyre të përbashkët prej luftëtarësh për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore. Ndër ta edhe Mujë Krasniqi – Kapuçi, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës. Atë ditë të hënë, në Pashtrik ranë dëshmorë:

Mujë Halil Krasniqi: (06.06.1967) – Klinë

Ali Halil Krasniqi: (13.05.1975) – Klinë

Bashkim Azem Krasniqi: (25.02.1977) – Klinë

Gani Hasan Zogaj: (19.05.1973) – Klinë

Ilir Hazir Asllani: (27.07.1969) – Skënderaj

Rifat Fazli Mëziu: (28.11.1968) – Skënderaj

Agim Halil Mëziu: (10.04.1974) – Skënderaj

Xhevat Shaban Thaçi: (23.08.1979) – Drenas

Muhamet Aziz Dervishi: (27.11.1967) – Drenas

Sylejman Zeçir Elshani: (11.05.1957) – Drenas

Faton Nazif Xhylani: (06.04.1981) – Drenas

Gani Halit Elshani: (19.05.1973) – Drenas

Luljeta Jahir Shala: (20.11.1977) – Drenas

Agron Mahmut Mehmeti: (07.11.1973) – Drenas

Mentor Ramadan Ibriqi: (09.01.1979) – Drenas

Kadri Haki Demaj: (21.01.1975) – Shtime

Fadil Bajrush Rashiti: (08.01.1975) – Shtime

Afrim Islam Musliu: (21.01.19710) – Shtime

Selim Shaip Selimi: (07.02.1978) – Shtime

Arben Rexhep Hyseni: (12.04.1980) – Shtime

Hafir Imri Bajrami: (15.04.1980) – Shtime

Xheladin Hamdi Xheladini: (02.04.1976) – Shtime

Ramadan Deli Elshani: (20.01.1976) – Shtime

Naser Shefki Kelmendi: (13.07.1976) – Shtime

Isa Xhemshir Olluri: (12.02.1979) – Lipjan

Enver Zymer Olluri: (31.01.1979) – Lipjan

Qamil Hysen Olluri: (15.11.1976) – Lipjan

Beqir Sefë Gashi: (03.01.1966) – Malishevë

Hazir Nezir Kryeziu; (06.09.1956) – Malishevë

Kadri Jahir Gashi: (26.03.1980) – Malishevë

Maliq Hamëz Karaqica: (13.08.1949) – Malishevë

Astrit Gafurr Bytyqi: (17.04.1980) – Ferizaj

Hysni Shaip Kajtazi: (24.04.1979) – Ferizaj

Bekim Qamil Bytyqi: (04.02.1978) – Rahovec

Isaj Muharrem Morina: (13.03.1958) – Rahovec

Mevlan Tefik Hoxha: (09.07.1974) – Prizren

Qenë Avdyl Qenaj: (25.08.1957) – Prizren

Besim Sylejman Qarri: (26.04.19780 – Suharekë

Hysen Kadri Bujupi: (28.10.1969) – Istog

Veli Beqir Ballazhi: (13.09.1978) – Hani i Elezit

Avni Bislim Kutllovci: (21.03.1977) – Vushtrri

I lindur më 1967, në fshatin Çabiq të Klinës, Mujë Krasniqi ishte shumë aktiv në grupet e armatosura që gjatë viteve ’90-të, realizuan dhjetëra aksione guerile kundër policisë serbe dhe pushtetit të Serbisë në Kosovë. Në dukje i shqueshëm edhe nga mjekrra dhe kapela e tij, Muja ishte në ballë që nga fillet e grupeve të para të armatosura, siç qe në ballë edhe në daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë.

Sot në përvjetorin e 24-të të rënies së këtyre 41 dëshmorëve të UÇK-së në Pashtrik, Mujë Krasniqin po e kujtojmë me këto 7 fotografi të shkrepura nga gazetari norvegjez Paul Refsdal, i cili e njohu Mujën në spitalet e UÇK-së në Drenicë, ku të dy u kuruan nga plagët. Vetë Refsdsal ishte plagosur në Pashtrik, aty ku pak muaj më pas do të binte Muja. Në këto fotografi historike të publikuara më 2016 nga historiani Durim Abdullahu dhe të bëra mes fshatit Caravik të Klinës dhe fshatit Murgë të Skënderajt, Mujë Krasniqi shihet i plagosur, teksa lëviz me paterica mes ushtarëve të tij, ndër ta edhe Beqir Gashi. Muja dhe Beqa ishin bashkë në këngë dhe në luftë, deri në ditën e 14 dhjetorit 1998, kur ranë dëshmorë për liri, duke u bërë frymëzim për luftë dhe këngë.

Lavdi Mujë Krasniqit, lavdi dëshmorëve të rënë bashkë me të dhe të gjithë dëshmorëve të kombit që dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës!

Gjithashtu lexoni:

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%

Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë

Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

VV-ja fiton në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri i LDK-së!

Kosova News 14/12/2022 14/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%
22:47 -07/06/2026
Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë
22:14 -07/06/2026
Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati
22:12 -07/06/2026
Kosova e moposht me lehtësi Andorrën
21:59 -07/06/2026
Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin
21:58 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?